Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Rebelimi ndaj orës policore, një shembull nga Saranda dhe një pyetje: ç’punë kanë restorantet me muzikën?

by PorositWeb
19 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjan si nonsens i pakapërdishëm ai i orës policore në vend, në këtë periudhë sezoni, ndërkohë që Shqipëria është shpallur nga qeveria si COVID Free dhe që, gjykuar nga treguesit minimalistë të infektimeve, duhet të jetë kështu.

Por në këtë rast duhet marrë në konsideratë, së paku ajo çfarë thuhet literalisht nga qeveria, se masat i vendos Komiteti Teknik e jo ajo, i cili niset nga të tjera kritere, që jo gjithnjë përputhen me ato të qeverisë, sidomos kur është fjala për interesa ekonomikë.

Me logjikë të ftohtë e të thjeshtë, në kontekst ekonomik, qeverisë nuk i intereson një sezon me kufizime. Siç janë pronarët të etur për të ardhura, është edhe ajo gjithashtu.

Por ka një nonsens dhe nga ana e atyre që kundërshtojnë orën policore dhe që janë pronarët e restoranteve. Muzika nuk ka lidhje me ngrënit, me të pirët ndoshta po.

Gjithashtu, përgjithësisht pas orës 24.00 njeriu nuk ha, pasi dhe organizmi kërkon orët e veta të pushimit, apo gjumit thënë ndryshe.

Një restorant i mirë mund të funksinojë dhe pa muzikë. Madje në ka diçka të tepërt në një restorant kjo është muzika, gjithnjë kur bëhet fjalë për një muzikë që s’është muzikë, por është gjithçka veç të qënit muzikë, në kuptimin më kulturor të fjalës. Muzika e sotme, ajo dominuese, në lokale, restorante, apo dhe butiqe, është një ndotje kulturore dhe një fyerje kulturore gjithashtu. Vetë qënia DJ është një atentat që i është bërë shijes kulturore ndaj muzikës.

Ajo që gabimisht quhet muzikë sot, e destinuar për ambiente të konsumerizmit masiv, u dedikohet turmave dramatikisht të pakultivuara.

Edhe njëherë, një restorant i mirë, që ka gatim e shërbim të mirë, që ka pastërti dhe finesë në sjelljen e stafit, mund të mbytet nga puna në çdo orë të ditës pa qenë nevoja fare t’i ngrejë volumin muzikës deri në bastardizim të ambientit, siç ndodh rëndom në Shqipëri.

Pa rrëshkitur në reklamë, pasi nuk e ka fare të nevojshme reklamën, ky restorant, apo dhe lokal në Sarandë, është Limani.

Është një shembull që klientela të vjen dhe pa muzikë.

Nga ana tjetër, ora policore do ishte mirë që të kufizohej me lokale të destinuara për natën a mesnatën, ku gjëmon muzika e shumëçka tjetër. Por në fakt, në urdhëresë kjo është e nënkuptuar. Sepse nëse s’je lokal nate, apo pra je restorant, ora 24.00 si limit shërbimi, që nga 6.00 e mëngjesit kur je hapur, është mëse e mjaftueshme për një xhiro në mos të majme e të kënaqshme, të mjaftueshme në këto kohë krize globale ku Shqipëria duket lule.

Gjithnjë nëse nuk e ke mendjen te muzika por te shërbimi.

Pra, kushtoju shërbimit e jo muzikës, që të jesh në paqe dhe me orën policore!

Sepse, nëse je bosh gjatë gjithë ditës por me shumë muzikë, s’ta ka fajin ora policore. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Që sot, faza e re vaksinimi në Shqipëri

Next Post

Mahnitje kosovare me xhaminë e Bamatatit: kush arkitekt e ka bërë?

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik
Sociale

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik

23 Mars, 2023
Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa
Sociale

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa

18 Mars, 2023
Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK
Sociale

Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK

16 Mars, 2023
Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore
Sociale

Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore

8 Mars, 2023
Vrau tre gra, asnjë pendesë
Sociale

Rasti Dan Hutra: vëllai e do të vdekur!

8 Mars, 2023
Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi
Sociale

Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi

7 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.