Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Revista angleze: Nga plazhet e Ksamilit te lavdia vezulluese e Beratit

by PorositWeb
20 Shtator, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

“Nga lavdia bizantine vezulluese e Beratit te sheshet e mbushura me kafene të Korçës”, revista angleze e udhëtimeve Suitsace ka publikuar një listë të vendeve që duhen vizituar më së pari në vendin tonë.

Në artikullin e publikuar, revista shkruan se Shqipëria është një vend i pazbuluar në mes të Ballkanit, menjë klimë të shkëlqyer e vijë bregdetare mahnitëse.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web
Berati

Ndër qytetet më të bukur për t’u vizituar, i pari renditet Berati.

“Njihet në Shqipëri si ‘qyteti i një mijë dritareve’ dhe nuk do t’ju duhet shumë kohë për të kuptuar pse. Ky qytet duket si një mozaik. Ecni deri në Kështjellën e Beratit, shënoni sa më shumë kisha bizantine dhe enduni nëpër rrugët labirint të Goricës”, përshkruhet Berati.

Kruja

Më pas vjen Kruja, që përshkruhet si një vend i futur me qetësi në ultësirën e maleve të mbuluar me pisha. “Destinacioni më tërheqës këtu është kështjella mesjetare – fushëbetejë ku heroi shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mundi osmanët. Është një nga institucionet më mbresëlënëse të Shqipërisë, që ia vlen të vizitohet”, thuhet në revistë.

Korçë

Për një arratisje të përballueshme, romantike, revista rekomandon një vizitë në Korçë. “Filloi si një pronë feudale në shekullin e 13 -të dhe, me kalimin e viteve, është zhvilluar në një qendër metropolitane”, vlerësohet qyteti i mrekullueshëm i Korçës.

Theth

Në Thethin e mrekullueshëm, të gjithë turistët, “Suitcase” i orienton të “ndjekin” ujëvarat.

Valbonë

Sigurisht nuk mund të mungonte Valbona në këtë listë të mrekullive shqiptare, me liqene të valëzuar dhe pyje të paprekura.

Ksamil

Për të gjithë ata që nuk kanë dëgjuar për Riverën Shqiptare, revista i ‘prezanton’ me Ksamilin. “Plazhet me rërë të bardhë dhe ujëra të kristaltë rreth Ksamilit, rivalizojnë shumë plazhe të tjera në detin Jon. Një nga destinacionet më të njohura të Shqipërisë, zonat e Ksmailit përfshinë 4 ishuj të pabanuar që mund të vizitohen me anije. Vetëm 5 minuta larg me makinë  mund të vizitoni rrënojat e qytetit të lashtë të Butrintit që datojnë në shekullin e tetë para Krishtit, kur ishte një qytet i fortifikuar i lulëzuar me një akropol. “, shkruan revista.

Gjirokastër

Qyteti i ‘gurtë’ i Gjirokastrës është cilësuar si një nga qytetet më të mira tregtare osmane që mbijetojnë në Ballkan, me një pazar aktiv, rrugë të ngushta me kalldrëm dhe shtëpi me kulla të zbardhura. Gjirokastra është regjistruar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, falë qindra ndërtesave të gdhendura në shkëmb, të cilat i japin asaj emrin e saj.

Dhërmi

Për plazhet e tij të mrekullueshëm, nuk ngelet pa përmendur as Dhërmiu, ku thuhet se bukuria e ‘ashpër’ e këtij vendi, tërhoqi poetët viktorianë përfshirë Lordin Bajron.

Shkodër

Artikulli mbyllet me kryeqendrën e veriut, Shkodrën, që rrethohet nga tre lumenj dhe është në fakt një nga qytetet më të vjetra të vendit.

Tags: Kryesore
Previous Post

Pse sërish skela në minaren e Gjin Aleksit?

Next Post

Shkenca Shqiptare, raport për COVID-in: Imunizimi ynë masiv, 73 përqind

PorositWeb

Related Posts

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)
TË FUNDIT

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)

8 Gusht, 2024
Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan
TË FUNDIT

Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan

8 Gusht, 2024
Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!
Kryesore

Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!

6 Gusht, 2024
Edhe Santorini bosh!
TË FUNDIT

Edhe Santorini bosh!

6 Gusht, 2024
Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”
TË FUNDIT

Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”

3 Gusht, 2024
Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv
TË FUNDIT

Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv

28 Korrik, 2024

Comments 2

  1. โรงงานซักผ้า says:
    2 muaj ago

    268313 836573Have read a couple of of the articles on your website now, and I actually like your style of blogging. I added it to my favorites blog internet site list and will probably be checking back soon. 584719

  2. สล็อตเว็บตรง pg slot says:
    2 muaj ago

    77949 109437for however an additional fantastic informative post, Im a loyal reader to this blog and I cant stress enough how much valuable details Ive learned from reading your content. I really appreciate all the hard function you put into this fantastic blog. 425460

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.