Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka miratuar marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore në Kakavijë.
Marrëveshja mori edhe votat e deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan detaje mbi mënyrën si do funksionojë bashkëpunimi mes dy administratave.
Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila shpjegoi se bëhet fjalë për një qendër të analizimit të informacionit për çështjet e përbashkëta, jo për kalimin e njerëzve e mallrave.
Sipas tij, Qendra nuk do i mbivendoset punës së Policisë dhe Doganave, por do trajtojë vetëm të dhëna që u interesojnë të dyja palëve.
Shqipëria numëron aktualisht 7 pika kufitare me Greqinë, ndërkohë që është e para marrëveshje për bashkëpunim e këtij lloji me shtetin fqinj. /scan/