Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

“Saranda riciklon!”: ç’tha ambasadori gjerman në Volloder

by PorositWeb
17 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Borshi e Lukova, ndalesa e radhës e ambasadorit të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, ishte në hrje të territorit të Bashkisë së Sarandsës, në Volloder, atje ku, falë investimit të qeevrisë gjermane nëpërmjet projektit GIZ, është ngritur Qendra e mbetjeve të riciklueshme.

Atje ai u prit nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, i cili ka falenderuar për këtë investim që e kërkon standarti i zhvillimit ekonomik dhe turistik të Sarandës. Kreu i Bashkisë Gurma përmendi rëndësinë që ka kjo për një qytet si Saranda, me shumëfishim të prodhimit të mbetjeve gjatë sezonit veror. Krijimi i kësaj qendre grumbullimi, presimi e pastaj riciklimi të materialeve, tha Gurma, është element modernizimi në menaxhimin dhe përballimin e situatës problematike.

Ky vend përdorej për depozitimin e mbetjeve inerte nga ndërtimet në Sarandë, ndërsa tani këtu po formatohet qendra e ricikilimit të mbetjeve urbane të diferencuara në burim, me kapacitet fillestar në 200 tonë, që me kalimin e kohës, do arrijë të dhjetëfishohet.

Zingraf e ka cilësuar këtë një projekt shumë të rëndësishëm, të konsiderueshëm në vlerë, në funksion të turizmit dhe të sjelljes miqësiore me mjedisin. Është investim në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, tha ai – pasi Saranda është realiteti i turizmit të shtuar, që sjell edhe mbetje urbane të shtuara. Ky projekt, nënvizoi Zingraf – nuk mund të bëhet pa shoqërinë, pa bashkëveprimin e saj dhe pa një komunikim mjaft të mirë.

Ai falenderoi Bashkinë për bashkëpunimin shumë të mirë mes saj dhe GIZ, Ambasadori gjerman e ka quajtur këtë një element mjaft të reëndësihëm edhe për rrugën e Shqipërisë drejt BE, rrugë që në 2/3 e volumit të saj zhvillohet në nivel lokal, u shpreh ai.

Zingraf dhe Gurma, hodhën së bashku material mbetje kartoni në presën e instaluar në Qendrën e mbetjeve të riciklueshme.

Vizita dhe bashkëbisedimi me ambasadorin Zingraf ka vijuar pastaj në shëshin përpara shtërvanit të qytetit të Sarandës, nga ka nisur vendosja e koshave rrjetë të mbledhjes së diferencuar të mbetjeve nga qytetarët, ashtu si edhe përgjatë shetitores së re. Zingraf dhe Gurma janë ndalur edhe në çadrën ku ishin ekspozuar objekte të realizuara me mbetje të riciklueshme.

Ata kanë marrë informacion mbi skemën e funksionimit të kësaj linje, me slloganin “Riciklo çdo ditë, për një të ardhme plot dritë”, gjithçka është në kuadër të projektit “Saranda riciklon”, që sjell modernizimin e shërbimit të mbetejeve dhe nxitjen e riciklimit në qytetin e Sarandës. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Sezoni e jo vetëm, kjo është qendra shëndetësore e Ksamilit

Next Post

Kur Rami e “pëson” nga Rama: ky është dënimi me burg për ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?
Sociale

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

30 Janar, 2023
Shuhet Isuf Kalo: ikja “gojëkyçur” e një tepelenasi për një tropojan
Sociale

Shuhet Isuf Kalo: ikja “gojëkyçur” e një tepelenasi për një tropojan

19 Janar, 2023
Tërmetet: një fakt i panjohur për Shqipërinë
Sociale

Tërmetet: një fakt i panjohur për Shqipërinë

19 Janar, 2023
Shuhet njeriu më i vjetër në botë: kush ishte murgesha Lucile Randon?
Sociale

Shuhet njeriu më i vjetër në botë: kush ishte murgesha Lucile Randon?

18 Janar, 2023
Erdhi dita: jo thjesht roje, polic në çdo shkollë!
Sociale

Erdhi dita: jo thjesht roje, polic në çdo shkollë!

12 Janar, 2023
Letra që duhet ta lexojë çdo zyrtar shteti, nga Rama e poshtë
Sociale

Letra që duhet ta lexojë çdo zyrtar shteti, nga Rama e poshtë

9 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.