Ngacmimi seksual që një i ri nga Tirana i ka bërë një të reje në Sarandë, i ka kushtuar prangat.
Kështu, siç thuhet në njoftimin policor, “nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 24-vjeçare”.
Megjithatë, policia nuk jep detaje të tjera mbi rastin, në ç’kushte ka ndodhur dhe kush e ka denoncuar.
Por fakti se çështja ka shkuar gjer të policia, duhet të jetë një rast flagrant. /sarandacity.al/