Diplomacia shqiptare ka sqaruar të gjithë shtetasit shqiptar dhe të huaj që të për të vizituar Shqipërinë nuk ka asnjë kufizim në hyrje.
Ministria e Jashtme njofton se nuk kërkohet as testi COVID-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë për të hyrë në territorin shqiptar.
Pra, ky është COVID Free që i paraprin ardhjes së sezonit.
Njoftimi i plotë:
Protokolli që duhet ndjekur nga udhëtaret që hynë në territorin e Shqipërisë 2021
Për të gjithë të interesuarit për të udhëtuar drejt Shqipërisë, njoftojmë se Shqipëria i ka hapur kufijtë në datën 1 qershor 2020.
Nuk ka asnjë kufizim në hyrje , qoftë test Covid-19 apo dokument i veçantë.
Për të gjithë individët që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore :
Nuk aplikohet detyrimi i karantinimit 14 ditor përvec rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore;
Në pikat kufitare nuk kërkohen dokumenta specifikë, për të hyrë në territorin shqiptar;
Në rast hyrjeje në Shqipëri nga kufijtë tokësorë, informohuni mbi rregulloret e shteteve të tjera ku do kalohet gjatë udhëtimit, pasi ndryshojnë nga shteti në shtet.
Shtetasit që udhëtojnë në rrugë tokësore për në Shqipëri duhet të marrin informacion paraprak në Ambasadat e shteteve përmes të cilave do të kryejnë tranzit, për të qenë të qartë mbi rregullat e vendosura nga këto shtete në kuadër të pandemisë.
Individët që udhëtojnë në rrugë detare:
Duhet të komunikojnë me Përfaqësitë Shqiptare në vendet nga do të nisen me mjete lundruese ose të kontaktojnë me Ambasadat përkatëse.
Për udhëtarët që udhëtojnë nga vendet e treta me avion dhe përdorin si tranzit një nga aeroportet ndërkombëtare, të mbahet parasysh se:
Nuk do të lejohen të dalin nga zona e tranzitit të aeroportit dhe se nuk do të lejohen të vijojnë udhëtimin e tyre nëse destinacioni pasues është një vend tjetër i hapësirës Schengen, pasi kjo lëvizje nuk konsiderohet tranzit, por hyrje në hapësirën Schengen, prandaj autoritetet aeroportuale do t’i kthejnë në vendet nga kanë mbërritur.
Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokollëve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë këto rregulla:
Nëse pasagjeri shfaq simptoma të COVID-19 të specifikuara më parë, ai/ajo nuk do të
lejohet të vazhdojë udhëtimin dhe të hyjë në Shqipëri;
Aeroporti ka vendosur pika të automatizuara ku udhëtarët mund të pajisen me maskë (e detyrueshme për ambientet e brendshme) si dhe dezinfektantë;
Në momentin e check-in do të nënshkuhet një deklaratë mbi statusin e tyre në lidhje me COVID-19 përpara se të pajisen me boarding pass;
Pasagjerët gjatë qëndrimit në aeroport duhet të respektojnë distancën sociale 1.5 metra gjatë gjithë kohës së qëndrimit në aeroport.
Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur;
Inkurajohet kryerja e check-in online për të shmangur radhët dhe kontaktet fizike.
Kërkohet që në rast se pasagjerët shfaqin simptoma, atëherë të mos ndërmarrin udhëtime por të zbatojnë rregullat e vendosura nga shtetet përkatëse. /sarandacity.al/