Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Sezoni, Policia e Shtetit: Kjo është “ushtria jonë”, kujdes me muzikën!

by PorositWeb
9 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit bëri me dije masat e marra për sezonin turistik duke theksuar shifrën e 1607 efektivëve direkt të angazhuar.

“Që në ditën e parë të muajit korrik, në zonat turistike bregdetare, ku si rrjedhojë e masave të marra dhe e statusit të vendit tonë “si një vend i hapur dhe i sigurt” edhe përsa i përket pandemisë së COVID-19, për shkak të pritshmërisë së ardhjes së pushuesve vendas dhe të huaj janë angazhuar 1607 punonjës të Policisë së Rendit, Policisë Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë, Kufirit dhe Migracionit, Policisë Kriminale etj, të cilat kanë në mbështetje edhe 185 mjete të tjera (autovetura, mikrobuzë, motoçikleta, biçikleta, mjete lundruese, radarë, dronë etj).

Këto mjete do t’i shërbejnë rritjes së gatishmërisë së shërbimeve, reagimit në kohë ndaj situatave të prishjes së rendit apo të qetësisë, rregullimit të trafikut rrugor apo thirrjeve për emergjencë nga shtetasit për situata të caktuara që mund të kenë nevojë.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Referuar eksperiencës së viteve të kaluara, gjatë këtij sezoni turistik janë planifikuar në zonat e plazheve punonjës policie me uniformën verore dhe me biçikleta, të cilët kanë për detyrë të patrullojnë në këto zona për parandalimin e krimit, për forcimin e policimit komunitar dhe për t’iu ardhur në ndihmë pushuesve në nevojë”, u tha në një deklaratë.

Ndërkohë, theksi vihet te muzika, e cila duhet të jetë në limitet kohore të përcaktuara.

“Nisur nga ankesat e viteve të viteve të tjera, por edhe nga disa ankesa gjatë muajt qershor 2021, për moszbatimin e orës së ndalimit të muzikës sipas Aktit Normativ nr. 23 datë 26.5.2021 dhe Urdhrit të Ministrit të Brendshëm nr. 237 datë 27.5.2021, e cila është ora 22:00, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë në lokalet në zonën bregdetare, por edhe në zona të banuara, në zbatim të detyrave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është kërkuar reagim i menjëhershëm i strukturave të Policisë së Shtetit lidhur me këto shkelje, por edhe për krimet mjedisore në zonat bregdetare apo kudo ku që ato kryhen.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes në lokale, restorante dhe që shoqërohet me muzikë,që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve të mbylljes së lokaleve (ora 24:00), të ndalimit të muzikës (ora 22:00)”. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Dënimi i një mësuesi në pleqëri me 12 vite burg: ç’i ndodhi Kadri Norës nga Kopaçëza

Next Post

Kështu u dekorua “Hasan Tahsini”, një krenari e dijenxënies sarandiote

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 1

  1. Katherine says:
    1 muaj ago

    98965 806121Not long noticed concerning your web web site and are nonetheless already reading along. I assumed ill leave my initial comment. i do not verify what saying except that Ive enjoyed reading. Good weblog. ill be bookmarking maintain visiting this internet site really typically. 653238

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.