Ambasadorja Yuri Kim ishte ne selinë e PD-së menjëherë pas kthimit nga Uashingtoni, qartazi për t’i dhënë një mbështjetje Bashës në përplasjen me Berishën, pas aktit kurajos të largimit të këtij të fundit nga grupi parlamentar demokrat me kërkesë amerikane, pas shpalljes “Non grata”.
“Sapo jam kthyer nga Uashingtoni pak orë më parë ku pata mundësinë të flisja me liderë nga të të gjitha agjencitë, përfshirë DASH dhe Shtëpinë e Bardhë.
Iu kam dhënë informacion shefave të mi për të situatën në Shqipëri. Besoj se ishte e rëndësishme të vija direkt në PD për të ndarë atë që kam mësuar nga Uashingtoni.
I thashë Bashës, që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar me PD. Si të gjithë e dinë SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj.
Ne ishim atje kur PD erdhi në pushtet për herë të parë, dhe shpresoj të punojmë bashkë kur ajo të vijë në pushtet përsëri.
Demokracia përkufizohet nga një parti opozitare e fortë që lulëzon.
E kuptojmë shumë mirë që PD ndodhet në pozitë jo të mirë por shpresojmë së do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar për të fituar përsëri zgjedhjet”.
Për gruan e SHBA në Shqipëri, pa Berishën, PD tashmë është në rrugën e duhur.
“Është thelbësore dhe e shkëlqyer që PD është kthyer në Kuvend plotësisht.
Ka veprime që duhen ndërmarrë për t’u siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën tjetër për të trajtuar të gjitha mangësitë që janë nxjerrë nga OSBE/ODIHR.
Ka shumë punë që duhet bërë përsa i përket reformës territoriale dhe punës kundër korrupsionit.
Kështu, ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin dhe PD, drejt të ardhmes.
Të gjitha këto kërkojnë që të ketë një Parti Demokratike e fortë dhe e bashkuar për të bërë përpara por nuk mund të bëhet përpara nëse një këmbë ka mbetur në të shkuarën”, tha ajo, duke nënkuptuar Berishën me fjalët e fundit.
Kështu që le të ecim përpara!”, u shpreh Kim. /sarandacity.al/