Teksa e gjithë Saranda po i gëzohet paq dhe gjithnjë e më shumë shëtitores së re, janë shfaqur aty shenjat e para të një veshjeje të bukur që i rri ngushtë qënies sonë sociale.
Fjala është për pandjeshmërinë e thellë dhe të dhimbshme të vetëdijes komunitare, e cila prish, ndot e bën gjithçka pis tej gardhit të privates.
Shenjat e kësaj janë dhënë pikërisht te shëtitorja e re, e cila, psikoligjisht duhet të shërbejë dhe si një nxitës i vetëdijes se një prone të përbashkët, me interes të përbashkët, që duhet ruajtur.
Përkundër kësaj, është shfaqur ndotja e saj, te shkallaret e më tej në det, prej mbeturinave të lëna aty nga ndonjë gosti shoqërore apo individuale.
Shkallaret ta japin këtë kënaqësi, pra që të ulesh aty, kundrosh detin, të ndjesh aromën e tij e të konsumosh diçka. Por më pas nis prova e madhe, ajo se çfarë do bësh me mbeturinat.
Ky është çasti që ndan pagdhendjen me ndërgjegjen.
Duhet bërë shumë për të luftuar pagdhendjen, qoftë dhe me një patrullë policie bashkiake, e cila të të kapë kur ti ndyn e të bën shembull.
Format më pas se si, janë të diskutueshme. /sarandacity.al/
https://youtu.be/VEE-QOVgs3A
412291 842902You produced some decent points there. I looked online towards the concern and discovered a lot of people is going in addition to utilizing your site. 19920
527007 123965Can anyone help me out? It is going to be considerably appreciated. 187514
587211 52942Black Ops Zombies is now available […]Take a look here[…] 849714