Policia e Sarandës ka kryer arrestimin e radhës të një bashkëshorti që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, por jo vetëm kaq. Sipas njoftimin zyrtar, ai dhe po e kërcënonte me thikë dhe, ka qenë pikërisht ndërhyrja policore që ka shmangur një tragjedi të mundshme.
“Shërbimet e Policisë Sarandë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen nr. 2, Sarandë, një person po ushtronte dhunë mbi bashkëshorten dhe po e kanoste atë me thikë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në Sarandë dhe sekuestrimi i thikës me të cilën ai kanosi bashkëshorten”, thuhet në njoftim. /sarandacity.al/