Një sherr për kullota ka ndodhur në Delvinë, duke e detyruar policinë që hetojë dy persona.
Janë 4 në fakt që janë përplasur mes tyre, sipas asaj çfarë raporton Policia.
“I. M., 66 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë, dhe M. O., 38 vjeç, banues në Plashnik, Berat, në vendet e quajtura ‘Maja e Pirë’ dhe ‘Lugu i Konjakut’, Delvinë, kanë kanosur me fjalë dhe kanë mbajtur me forcë kullotën e E. Ç. dhe F. Gj”. Dy të parët akuzohen për ‘kanosje’ dhe ‘vetëgjyqësi’”. /sarandacity.al/