Konflikt mes dy taksistëve në Sarandë, një i plagosur I. H. 24-vjeç, është plagosur rëndë me mjet prerës, sopatë, ngjarje kjo e ndodhur në sheshpushimin e taksive në rrugën Turizëm – Çukë, pasditen e djeshme.
Nga goditja 24-vjeçarit Hoxha i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka arrestuar autorin B. L., 32-vjeç, banor nga Tirana por me banim të përkohshëm në Sarandë.
Shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelen pasi viktima punon taksist i licensuar ndërsa autori i palicensuar.
Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat në Sarandë. /sarandacity.al/