Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

“Shëtitorja e re”, një fatkeqësi për tregun artizan të Sarandës: a ka zgjidhje?

by PorositWeb
16 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Dhimitri, një artizan  disavjeçar me plot kuptimin e fjalës, gati sa s’zë kokën me duar kur kujton këstet e një kredie që ka për të shlyer, marrë pikërisht për investimin aty, te ato sende minore, plot ojna ojna, me të cilat mban familjen. Ai end parreshtur, por më shumë trishtimin e tij, për një fat aspak të mirë, gati të zi, të cilin jua ka diktuar Bashkia.

Ai e të tjerë artizanë nuk ndodhen më rreshtuar në zemër të shëtitores, si vite e vite me radhë, ku në ato tre muaj punë sezoni arrin të nxirrnin bukën e 12 muajve. Eshtë fjala për një zanat a tregëti që gjithsesi nuk të bën me katandi. Aq më pak tani kur ata ndihen jo të akomoduar por të hedhur në një zgëq, jo në kuptimin e hapësirës por të veçimit nga shëtitorja, duke humbur pothuajse tërësisht aksesueshmërinë nga blerësi.


Më saktë, Bashkia i ka çuar në një hapësirë mbi shëtitore, ku siç thonë ata, vërtet u ka siguruar ndriçim, kanë dhe posterin adresues, por kjo, krahasuar me realitetin e deridjeshëm, ku ata ishin në shesh, gati ngjitazi me blerësin, është pothuajse një hiç, një faliment total. Nuk mungojnë dhe psherrëtimat dëshpëruese deri dhe lotët për këtë destin të ri, fatkeq sipas tyre, diktuar nga qeverisja vendore.

Sipas tyre, ky është dhe një premtim i pambajtur, pasi ju është premtuar se me shëtitoren e re do jenë sërish aty, në shesh.

Vuajnë gjithashtu një lloj padrejtësie në gjykimin e tyre, teksa shohin që pak poshtë tyre, artizanë të tjerë ndihen të privilegjuar, apo se në shëtitore tregëtohen xhingla-mingla jo artizane, deri dhe kokoshka, ndërsa ata jo, s’kanë vend aty, ndonëse ishin 15 a më shumë vite aty.


Po pse s’kanë klientelë?

Zhvendosja aty, të thonë, bëri që disa kolegë a kolege të tyre t’ja mbathnin për Ksamil, aty ku nuk janë rregullat e Sarandës. Kjo ka bërë që ambienti i tyre të varfërohet me ndoca tavolina, ku të tjerat janë bosh. Dhe ky dekor vetmipërcjellës, gati i mjeruar, bën që askush mos afrohet. Pra ndodh që, pasi ndonjë klient ngjit shkallët, sheh zbrazëtinë e atyshme dhe kthehet pas.

Nga ana tjetër, të thonë se një ide-propozim dhënë kryetarit për një hapësirë te Plazhi i ri, ka hasur një “Harroje”të fortë dhe të përsëritur nga ana e tij.

Bilanci financiar i ditë-netëve të tyre është vërtet në kufijtë e dëshpërimit, deri në pikën sa besojnë që, nëse halli i tyre arrin të shkojë te “i madhi”, Rama, një zgjidhje mund të vijë nga ky i fundit, apo qoftë dhe nga deputetja në pritje Anila Denaj.

Përndryshe, lamtumirë dhe kjo mundësi për të jetuar! /sarandacity.al/                                                  

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Burri rreh gruan në Sarandë, Policia i “tregon vendin”

Next Post

Denoncimi i pazakontë i një zëri nga mazhoranca: Ç’po bën krimi në qytetin tonë

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij
Sociale

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij

30 Shtator, 2023
Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën
Sociale

Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën

25 Shtator, 2023
Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.