Një zjarr nate në dukje romantik nuk ka qenë i tillë në bregdetin e Dhërmiut.
Një numër shezlongjesh janë shkrumbuar nga flakët, gjë që dyshohet të ketë qenë një akt i qëllimshëm për shkaqe konkurence.
Ngjarja ka ndodhur në Drimadhes. Fjala është për 60 shezlongë të djegur në pronësi të 55-vjeçarit Bilbil Domi.
Thuhet se ai i kishte mbledhur për t’i hapur të nesërmen, pasi sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimt të plazhit.
Ndodh kjo një ditë pas për arsye konkurence për shezlongje, në Velipojë pati një luftë të vërtetë nga dy palë që zotëronin hotele fqinje me pasojë 4 viktima. /sarandacity.al/