Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Shije e hidhur në PD: Pse Bashkia “harroi” Haki Spahon? (ç’do shkruante Alket Hyseni për Hariz Memën)

by PorositWeb
29 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në PD-në lokale nuk po përjetohet mirë fakti që nga Bashkia nuk u përcoll një dedikim ngushëllues për ikjen nga jeta të Haki Spahos, aktorit të njohur të humorit sarandiot ndër vite.

Mungesa e një të tillë kortezialiteti nekrologjik aty po komentohet si një gjykim politik për të ndjerin, sipas ankesave të shprehura në Sarandacity, duke kërkuar që ky detaj trishtues, po aq sa ikja e aktorit, të vihet në dukje.

Kujtojmë se Haki Spaho ishte në fakt me qëndrime të qarta politike, por jo personazh i ndonjë përplasjeje politike.

Ai ishte aktivist i PD-së, pjesëmarrës në protesta, si dhe në Çadër gjithashtu, sigurisht brenda lirisë së tij të zgjedhjes së një pozicioni politik.

Por ai nuk shkoi më shumë se kaq. Më shumë se kaq do të thotë të jesh vendimmarrës politik, gjë që ka dhe risk te gjykimi publik që merr një person si pasojë e vendimmarrjeve të ndryshme.

Dhe kur është fjala për sprovën etike që ka në qendër vdekjen, këtë moment trishtues sublim, ia vlen të kujtohet si shembull dedikimi që ish-deputeti Alket Hyseni ia kushtoi të ndjerit Hariz Mema, kreut të PD-së së Sarandës, pak pasi u dha lajmi për vdekjen e tij.

“Lajm i trishtueshëm për humbjen e jetes së z. Hariz Mema.

Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë.

Marr pjesë në dhimbjen e familjes, të shokëve, miqve, patriotëve dhe antarëve të Partisë Demokratike të Sarandës!”, shkruajti Hyseni.

Por ndërkohë, edhe Bashkia do linte një shije të tillë etike pak javë më parë në një dedikim për Agim Maton, pas lajmin për vdekjen e tij.

Siç dihet, edhe i ndjeri Mato ishte me qëndrime politike të afërta me të ndjerin Spaho, ndonëse jo aktivist klasik i opozitës.

“Pas një sëmundjeje të rëndë, më 10 maj 2021, u nda nga jeta Agim Mato, poet e krijues i dimensionit kombëtar, i përkthyer në italisht e greqisht. Agim Mato la pas dhjetëra vëllime në poezi dhe prozë.

Ai mbetet një nga emrat e përveçëm ndër njerëzit e botës së artit, medias dhe kulturës në Sarandë,

Ai ishte ndër sipërmarrësit e parë në fushën e botimeve me Shtëpinë Botuese ‘Milosao’, nismëtar për krijimin dhe drejtimin për disa vite të Klubit të Krijuesve ‘Jonianë’ dhe themelues i televizioneve vendore ‘Tele Joni’ e ‘Riviera’.

Personaliteti i tij plotësohej nga shqetësimi qytetar e kontributi komunitar për Sarandën, nga fryma krijuese e bashkëpunuese, nga përçimi i mesazheve të mëdha për ta bërë Sarandën një qytet europian, me profil të qartë turizmin.

I veçantë është kontributi i Agim Matos në binjakëzimin e Sarandës me Riçione në Itali dhe në aplikimin e praktikave më të mira të fqinjëve tanë për informacionin dhe promocionin turistik.

Për të gjitha këto cilësi e kontribute, Agim Mato e kishte vendosur veten në elitën e intelektualëve të Sarandës.

Prej vitit 2014, mbante titullin ‘Mjeshtër i Madh’”, u shkrua nga Bashkia. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Aty ku ndodhet Butrinti: cilat janë pranimet më të fundit në UNESCO

Next Post

Zjarret, në Greqi po buçasin dhe këmbanat e kishave: ç’po ndodh në Patra

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Një vdekje e kobshme në familjen e Vangjel Tavos
Sociale

Një vdekje e kobshme në familjen e Vangjel Tavos

29 Nëntor, 2023
Një krizë greko-britanike për këto skulptura antike
Sociale

Një krizë greko-britanike për këto skulptura antike

29 Nëntor, 2023
Pavarësia ringroh dyshen e ftohur kryeministrore
Politikë

Pavarësia ringroh dyshen e ftohur kryeministrore

28 Nëntor, 2023
Beleri, përgjigja e Ramës për një bllokadë të mundshme greke
Politikë

Beleri, përgjigja e Ramës për një bllokadë të mundshme greke

25 Nëntor, 2023
Berishizmi i “vë zjarrin” Parlamentit
Politikë

Berishizmi i “vë zjarrin” Parlamentit

20 Nëntor, 2023
S’donte të kthehej i gjallë në Shqipëri, vdes në Angli
Sociale

S’donte të kthehej i gjallë në Shqipëri, vdes në Angli

19 Nëntor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.