Një shpërthim bombule gazi ka tronditur qendrën e Ksamilit. Sipas njoftimit policor, “rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.
Më konkretisht, 28-vjeçari është Fitim Idrizi, banor i Ksamilit.
Sipas bluzave të bardha të urgjencës Sarandë mësohet se djegia është e gradës së dytë, në krah, parakrah dhe nga gjunjët e poshtë. Gjithashtu djegie ka edhe në fytyrë.
Njëherazi 28-vjecari ka edhe dëmtim të gishtit të vogël të dorës.
Po hetohet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin. /sarandacity.al/
https://youtu.be/S9jmC_xky1A