Shqipëria priti në mesnatë afganët e parë të ardhur nga vendi i tyre, tashmë që atje pushteti është rimarrë nga talebanët.
“Mirëmëngjes pa u gdhirë dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkruan Rama.
Pas mbërritjes me avion në Rinas, më pas me autobusë të dedikuar janë çuar në disa hotele në Durrës, ku do të strehohen dhe qëndrojnë për aq sa është e nevojshme.
Ndërsa afganët e tjerë priten në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetit Studenti.
Ata u pritën në aeroport dhe nga ambasadorja Yuri Kim. /sarandacity.al/