Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Shtimi i anijeve shëtitëse: çfarë e shqetëson Bashkinë, çfarë pronarët e tyre

by PorositWeb
13 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Si një realitet ri me të panjohura, si për ata që i kanë blerë e si për hapësirën publike, përfshirë dhe atë detare, anijet shëtitëse, veç aspektit tërheqës, ku përfshihet dhe skenografia më e këndshme dhe më atraktive e bregdetit prej tyre, po sjellin njëherësh dhe shumë probleme.

Prej tyre, kryebashkiaku Gurma ka realizuar një takim me pronarët përkatës, siç informohet zyrtarisht.

“Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, në prani edhe të z. Paulin Ndreu, drejtor i drejtorisë së përgjithshme detare dhe të drejtuesve të policisë kufitare e të kapitenerisë, organizoi një takim bashkëbisedues me këta operatorë.

Kërkesat më të rëndësishme lidhen me dhënien e sigurisë së plotë për çdo turist që i frekuenton anijet turistike dhe me ndikimin pozitiv që duhet të japin në mjedis. Ai nis nga mirëadministrimi i vajrave dhe i mbetjeve, që nuk duhet të përfundojnë në det e deri tek kujdesja për pastërtinë në vendbazimet e tyre, për të marrë nga turistët vetëm revju pozitive.

Nga ana tjetër, z. Ndreu, tha se nëse ka nje ̈element për të cilin toleranca do të jetë zero, është siguria detare dhe teknike, pasi shpjegoi se incidenti më i vogël që mund të ndodhë në det, shkatërron imazhin e operatorit, por edhe të turizmit të Sarandës e të Shqipërisë.

Ai u kujtoi operatorëve nevojën për t’u pajisur me dokumentacionin e domosdo-shëm dhe të kompletimit me pajisjen që përcakton vendndodhjen e anijes në çdo kohë. Ndreu tha se do të ketë auditim edhe për përdorimin e flamurëve nga inspektorët e sektorit të flamurit.

‘Ka përfunduar koha e informalitetit edhe në det dhe se për këtë do të ketë disa inspektime’, ka nënvizuar Ndreu.

Por ndërkohë, nga operatorët u ngritën disa shqetësime.

“Mjaft prej operatorëve të pranishëm kërkuan që të ndërhyhet për të ndalur aktivitetin e jetskive në Gjirin e Sarandës për t’i dhënë fund konkurrencës së pandershme e të paligjshme që u bëhet nga mjaft skafe që lejohet të përdoren jo për lundrime personale e familjare, por për guida turistike. Ky informalitet thanë ata, arrin kulmin me ato anije peshkimi që nuk dalin në verë për gjueti peshki, por bëjnë ‘gjueti’ turistësh”, thuhet në deklaratën e Bashkisë. /sarandacity.al/

 

Tags: Kryesore
Previous Post

SPAK godet në qeveri: kjo zv.ministre, nën arrest për ryshfet

Next Post

Tjetër arrestim për dhunë ndaj nënës, psikologjike e jo fizike

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Një vdekje e kobshme në familjen e Vangjel Tavos
Sociale

Një vdekje e kobshme në familjen e Vangjel Tavos

29 Nëntor, 2023
Një krizë greko-britanike për këto skulptura antike
Sociale

Një krizë greko-britanike për këto skulptura antike

29 Nëntor, 2023
Përshkrimi: Plazhet e Rivierës shqiptare, rivale me Maldivet
Turizëm

Agjencia spanjolle: Tre arsye për të vizituar Shqipërinë

26 Nëntor, 2023
Përshkrimi: Plazhet e Rivierës shqiptare, rivale me Maldivet
Turizëm

Përshkrimi: Plazhet e Rivierës shqiptare, rivale me Maldivet

25 Nëntor, 2023
A është turizmi alpin në rrezik nga ndryshimi i klimës?
Turizëm

A është turizmi alpin në rrezik nga ndryshimi i klimës?

20 Nëntor, 2023
Treguesit: Në shtator, “kulmi i turizmit”
Turizëm

Treguesit: Në shtator, “kulmi i turizmit”

20 Nëntor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.