Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri

Kush ishte njeriu që besonte se “Shqipëria mund të bëhet”?

by Saranda City
12 Dhjetor, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Është ndarë nga jeta një nga senicotët më me emër, profesori dhe studiuesi i njohur Ylli Çabiri. Ky personalitet, autor i një libri me titull “Shqipëria mund të bëhet”, mbylli sytë në moshën 72-vjeçare.

Ai do të nderohet përherë si një ekspert i rrallë, i cili do t’i mungojë vendit dhe shoqërisë shqiptare, në lidhje me politikat e pushtetit vendor dhe decentralizimit.

Ylli Çabiri ka lënë pas mbi 34 punime, studime të thelluara e analitike në fushën e administrimit publik, politikave të qeverisjes dhe disiplinimit të energjive sociale, me angazhime të drejtpërdrejta si ekspert ndërkombëtar në mbi 21 organizata dhe institucione ndërkombëtare me interesa zhvillimi në Shqipëri në rajon e më gjerë.

Gjithashtu, ai shquhej për njohjet e thelluar të problematikave të administrimit publik dhe politikave të qeverisjes në mbi 8 vende të rajonit të Ballkanit; si dhe publikim të studimeve në mbi 6 vende të Europës dhe përtej Atlantikut.

I doktoruar në fushën e Transformimeve Strukturore të Çeliqeve me pak Nikel dhe Krom, në Universitetin Paris XI, PhD, 1981, Ylli Çabiri rreshtohet në radhën e specialistëve që morën përsipër modernizimin e sistemit të teknologjisë së industrisë shqiptare të përpunimit të mineraleve.

Në vitet e para të demokracisë, u emërua Ministër i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë në dy Qeveri: Qeverinë e Stabilitetit, të drejtuar nga Ylli Bufi, dhe Qeverinë Teknike të drejtuar nga Vilson Ahmeti.

Ylli Çabiri punoi dhe si Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Ekspert Ndërkombëtar i monitorimit dhe vlerësimit të financimeve të Bashkimit Europian në shtetet e ndryshme të Ballkanit, Këshilltar politikash i Ambasadorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë dhe Këshilltar i Kryeministrit.

Një numër i madh studimesh mbajnë autorësinë dhe kontributin e tij në fushën e qeverisjes së mirë, koordinimit të ndihmës së huaj, decentralizimit të pushtetit, ndarjes territoriale, ecurisë së reformave, varfërisë dhe pabarazisë, punësimit, arsimit, etj. Ylli Çabiri ka bashkëpunuar me të gjithë donatorët dhe institucionet ndërkombëtare të pranishëm në Shqipëri dhe ka kontribuar në konsulenca të rëndësishme në vendet e Ballkanit.

Ai është themeluesi i Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC) dhe Ekspert drejtues i Raporteve të Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë dhe Kosovën.

Intelektuali dhe profesori shqiptar ka qenë anëtar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan. Është vlerësuar me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” – Elbasan, ku shërbeu për disa vite si anëtar i Bordit drejtues. Dr. Ylli Çabiri është Qytetar Nderi i Tiranës, Korçës dhe Beratit.

Ylli Çabiri u lind në qytetin e Elbasanit në vitin 1950 dhe u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës, dega “Mekanikë”. Studimet e Thelluara Pasuniversitare i kreu në Francë, në Universitetin Paris XI, për “Metalurgji fizike”. Fitoi vlerësimin “Shkëlqyer” nga Universiteti francez për Studimin e tij të Doktoraturës mbi Çeliqet shqiptare.

Previous Post

Me një pjesë të jetës në Sarandë, Ylli Pango rrëfen ringritjen pas “mbërtheckave”

Next Post

Ikja e Ylli Çabirit, mes dhimbjes dhe krenarisë

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Kumbaro: 56 operatorë turistikë detarë të certifikuar
Turizëm

Kumbaro: 56 operatorë turistikë detarë të certifikuar

3 Qershor, 2023
A ishte kjo nëna e vërtetë e Putinit?
Politikë

A ishte kjo nëna e vërtetë e Putinit?

3 Qershor, 2023
Tahiri, nga qelia në shtëpi
Rend

Tahiri, nga qelia në shtëpi

2 Qershor, 2023
CNN për ne: Një perlë mesdhetare!
Turizëm

CNN për ne: Një perlë mesdhetare!

28 Maj, 2023
Goro: Fitorja e Belerit, jo nder për Himarën!
Politikë

Goro: Fitorja e Belerit, jo nder për Himarën!

28 Maj, 2023
Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot
Rend

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

28 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.