Dita e Pashkëve ortodokse ka dhënë shenja optimzmi turistik në Sarandë për atë që na pret në javët pasuese me hyrjen e plotë në sezon.
Më shumë se 40 studentë polakë u akomoduan në një prej dhjetra hoteleve të Sarandës, ndër prurjet e para kolektive të këtij pragsezoni, ndërkohë që kriza COVID vijon të jetë aktive në një pjesë të mirë të botës, përfshirë dhe Europën, duke goditur më së shumti pikërisht indistrinë e turizmit.
Për fat, Shqipëria nuk renditet për momentin te vendet me situatë alarmante, përkundrazi, të përmisuar.
Ndërkohë, kosovarët dhe lindorët pritet të jenë ata që do dinamizojnë sezonin në Sarandë, pa llogaritur dhe prurjet e brendshme. /sarandacity.al/