Artan Yzeiri ishte një djalë sarandiot, një gjeni, që po të jetonte sot do festonte 53-vjetorin e lindjes. Por një pakujdesi e vogël i mori jetën në tetor të vitit 2008.
Tani lindi më 4 gusht të vitit 1968 në Tiranë dhe në vitin 1970 bëhet banor i Sarandës.
Shkollën fillore e mbaroi në “Adem Sheme”. Më pas ai shkoi për studime në shkollën ushtarake ‘Skënderbej”, të cilën e mbaroi në vitin 1990, por pa punuar asnjë ditë si ushtarak.
Brenda tij fshihej një pasion dhe dhunti tjetër: ajo e elektronikës, e trashëguar nga babai i tij Hysen Yzeiri.
Ai ka qënë DJ i parë në Sarandë në diskon e para që u hap në katin e tretë të ish-godinës së Bashkisë ku sot ndodhet lulishtja në qendër të qytetit.
Në vitin 1991 së bashku me familjen u nis në emigrim në Greqi. Këtu ai zhvilloi gjithë atë botë dhe pasione që i vlonin në shpirt prej shumë kohësh. Së bashku me nunin e tij, Tani do të shkëlqente dhe do të bëhej shumë i kërkur në eventet nga më të rëndësishmit që zhvilloheshin në Greqi, nga këngëtarët nga më të shquarit grekë e të huaj, si Dalardha, Lefteris Pandazi, Marinela, Vasil Papakostandinu etj., grupi i shquar Scorpionsn, artist të skenës e të kinematografisë si Melina Merkuri.
Ai ishte i domosdoshëm për foninë dhe skenat edhe për Olimpiadën Botërore të organizuara në vitin 2004 në Greqi.
Tani ishte i kërkuar për cilësinë e audios që realizonte, prandaj dhe nuk mungonte në eventet më të rëndësishme artistike dhe sportive që realizoheshin në shtetin fqinj.
Por Tanin nuk e mbante vendi, ai kishte dëshirë të madhe që të kthehej në Sarandë, ku të binte gjithë atë ekperiencë të madhe cilësore që ai fitoi gjatë qëndrimit në shtetin grek.
Në vitin 2005, Tani vjen me gjithë familjen në Sarandën e tij të dashur dhe fillon punë në Kinoteatrin e qytetit.
Ai realizoi mjaft koncerte madhore sidomos nëpër fushata elektorale, me një foni e skena që nuk ishin parë asnjëherë në Sarandë.
Ai shkonte dhe nëpër gëzime familjare si DJ dhe në të shumtën e rasteve pa lekë.
Tani krijoj një familje të mrekullueshme dhe dy djem si ëngjëj. Ai kishte shumë dëshirë që zanatin t’ua transmentonte dhe fëmijëve, ndaj dhe i merte gjithmonë me vete kudo që shkonte.
Tani nuk rreshtte së studiuari elektronikë dhe kishte kërkesa të larta ndaj vetes për të shkuar më tej në profesion.
Bile më 15 tetor të vitit 2008, tre ditë pasi ndodhi aksidenti ku i mori dhe jetën, ai duhet të shkonte ne Gjermani për specializim.
Ky ishte Artan(Tani) Yzeiri djaloshi i mrekullueshëm sarandiot që nuk jeton më.
Në ditën e sotme të ditëlindjes së tij sarandacity.al i uron familjes që të kenë jetë sa më të gjatë dhe të jetë i paharuar kujtimi i Tanit. /sarandacity.al/
https://youtu.be/Q6zELxyvtfg