SPAK ka zbarkuar në Prokurorinë e Gjirokastrës, duke marrë prej atyre, në funksion të hetimeve, 6 dosje hetimore.
Kanë qenë hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit(BKH) ata të cilët, me urdhër nga SPAK(Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion), kanë nisur punën me një operacion të parë të kryer në Prokurorinë e Gjirokastrës.
Për shkak të sekretit hetimor, deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK. Operacioni i agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka nisur prej pasdites së djeshme. /sarandacity.al/