SPAK ka zbarkuar në Kadastrën e Vlorës ditën e sotme, pasi do të vijojë hetimin e disa prej dosjeve të tokave në bregdet.
Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë institucion të verifikohen lëvizjet e ndryshme , që nga regjistrime, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.
Sërish ka lëvizje në pozicionet drejtuese, ku në krye të hipotekës është emëruar Reinard Meta, i cili zuri vendin e Klodian Trocit.
Në kadastrën e Vlorës janë ndërruar 14 drejtorë në 2 vite që prej shtatorit 2019 Troci ka ndenjur në detyrë gati 9 muaj. /TCH/