Keni dëgjuar më parë për e-Foils?
As ne…
E-Foil është një makineri dhe vjen si një kryqëzim midis një sërfi dhe një jet skije.
Këto makineri kushtojnë rreth 12 mijë dollarë dhe mund të arrijnë një shpejtësi prej 40 km/orë.
Klodiana Kazazi, një vajzë me origjinë dibrane i ka sjellë këto makineri nga New York në Ksamil.
Së bashku me të dashurin e saj Richie kanë hapur dhe një shkollë në New York ku trajnojnë persona të interesuar për e-Foils.
Si shkak i Pandemisë, ata jetojnë në Shqipëri prej janarit dhe në shkurt vizituan për herë të parë Ksamilin.
Aty menduan se brigjet e tij janë idealë për këtë lloj makinerie uji që të jep adrenalinë e mund “të fluturosh mbi ujë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/umajAvb95wU
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?