Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Të huaj që rrahin gratë: pas arratisjes së një suedezi, në kërkim lituanezi në Sarandë

by PorositWeb
25 Dhjetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër shtetas i huaj është shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Pas suedezit Sebastian Lichota Buinski, për të cilin rëndon masa “Arrest në burg” në mungesë prej shtatorit, Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër-ndalimi edhe për 51-vjeçarin lituanez Nikoljas Kuznecovs.

Me vendim të gjyqtarit Fatmir Ndreu më 25 nëntor, të zbardhur këto ditë, u vendos masa e sigurisë “Arrest ne burg” dhe gjithashtu kalimi në favor të shtetit të garancise 3000 euro që lituanezi kishte vendosur, kur në 17 shtator u la i lirë nga gjykata me këtë garanci pas akuzës për “Dhunë në familje”.

Shkak për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij është bërë fakti që, sipas sistemit TIMS, më datë 21.09.2021 ora 22.49, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan Kukës është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Për të kaluar pushimet verore të vitit 2021, shtetasja gjermane Helena Barleben dhe shtetasi lituanez, të datëlindjeve respektivisht 30.07.1973 dhe 27.02.1970, të cilët janë në një lidhje intime dhe bashkëjetojnë me njëri – tjetrin, kanë përzgjedhur territorin e Republikës së Shqipërisë, përzgjedhur fshatin Ksamil, Njësia Administrative Ksamil, Bashkia e Sarandës.

Pushimet e tyre këta shtetas i kalojnë duke u akomoduar në një mjet transporti të llojit “rulotë”, të cilin e kanë sjellë me vete, duke e tërhequr me anë të një automjeti.

Më datë 14.09.2021, rreth orëve të drekës, midis bashkëjetuesve ka lindur një debat, gjatë zhvillimit të të cilit, shtetasja gjermane H. Barleben ka derdhur shishen me raki që shtetasi lituanez po konsumonte në ato çaste. Kjo e ka ndezur edhe më shumë debatin midis tyre. Në këto rrethana, debati ka degjeneruar në akte dhune që shtetasi lituanez ka ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases gjermane Helena Barleben, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj kjo e fundit thekson “bashkëjetuesi im nga ky veprim u inatos dhe filloi të më godiste, me pëllëmba dhe me grushta në fytyrë dhe në kokë”.

Në vijim, shtetasi lituanez është larguar nga vendi ku kishin parkuar “rulotin” e tyre, duke u rikthyer rreth orës 20.00. Por, në rikthim, gjendja psikologjike e shtetasit lituanez ka qenë e rënduar, rrethanë kjo që ka ndikuar në “rindezjen” e konfliktit midis bashkëjetuesve, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetasja gjermane H. Barleben thekson “bashkëjetuesi … u kthye në darkë rreth orës 20:00, kur erdhi bashkëjetuesi im ishte në gjendje më të keqe psiqike dhe aty përsëri kemi filluar sherrin me njëri tjetrin … sherri vazhdonte me fjalë duke u sharë dhe ofenduar”.

I shqetësuar për atë ç’ka po dëgjonte, një nga punonjësit e kampingut në të cilin gjendej edhe “ruloti” i bashkëjetuesve, ka vënë në dijeni Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, ku punonjës të policisë kanë mbërritur në vend duke shuar kështu edhe konfliktimin e mëtejshëm të bashkëjetuesve, të cilët janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, ku shtetasja gjermane Helena Barleben është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal”.

Në shtator, me kërkesë të Prokurorise, Gjykata e Sarandës ndryshoi edhe masën e sigurimit për shtetasin suedez Sebastian Lichota Buinski, 33-vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, me pasojë rrahjen e shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, 31-vjeçce.

Në fillim të shtatorit, ndaj tij ishte dhënë masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dhe detyrim i qëndrimit në një vend të caktuar”.

Por prej asaj dite ai nuk u paraqit më në Prokurorinë e qytetit dhe kjo ka bërë që të kontrollohet sistemi TIMS nga ku rezultoi që ai të jetë larguar jashtë shtetit. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Bisedë me këtë Sir britanik në fushën e Vrinës

Next Post

Thyen arrestin shtëpiak, Gjykata e kthen në burg me “prindër të paralizuar”

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 5

  1. drain cleaning orange county says:
    2 muaj ago

    534814 158713Wohh just what I was seeking for, appreciate it for putting up. 144875

  2. Dragon Hatch 2 says:
    1 muaj ago

    765408 880089Youve really written a extremely good quality write-up here. Thank you very much 464997

  3. Heather says:
    1 muaj ago

    826929 105433This is a right blog for would like to discover out about this subject. You realize a great deal its almost challenging to argue along (not that I personally would wantHaHa). You really put the latest spin with a subject thats been discussed for a long time. Wonderful stuff, just wonderful! 574375

  4. best gym equipment shop says:
    1 muaj ago

    885697 659619I as well conceive so , perfectly indited post! . 156318

  5. freshbet says:
    1 muaj ago

    826557 36081Can you give me some ideas for piece of software writing? 942523

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.