Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Te “Vangjel Pulla”: Trokit dhe ço dashuri!

by PorositWeb
26 Dhjetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e Shtëpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla”, në dukje çamarrokë, por tek secili mund të zgjuash një talent.

Trokit e zgjo dhe falu dashuri e mirësi, që të zbulosh një botë plot ngjyra jete.

Këtë po e bëjnë prej disa vitesh, çdo ditë, eduktaret e kësaj Shtëpie, që janë kthyer në Nëna për ata fëmijë.

A e dini çfarë bënë ato në kulm të pandemisë? U karantinuan me grupe, vullnetarisht në institucion, duke lënë në plan të dytë fëmijët e shtëpive të tyre dhe duke marrë rrezikun e infektimit në sy. Ky ishte një moment i vështirë, që ato e lehtësuan.

Nëna-edukatoret janë pranë tyre në çdo rrethanë, siç edhe tani për koncertin e bukur që dhanë për Krishtlindje. Ato u mësojnë këngët, lëvizjet e muzikuara për pjesë baleti, recitimet me shpirt, solfezhin përpara se të ulen për të luajtur në tastierën e pianos, rolet që luajtën plot sinqeritet në inskenimin teatral të përrallës së vënë në skenë për këto Krishtlindje, duke na dhënë teatralisht mesazhin se kush fal dashuri dhe mirësi, lumturohet më shumë se ai që e merr.

Kush e di se sa e mundimshme është të prindërosh, të formosh e kulturosh edhe fëmijët e tu e jo më të një institucioni, e kupton se nuk është aspak e lehtë. Por bëhet e lehtë, kur di të zgjuash talentin që fle brenda çamarrokut.

Kjo Shtëpi ka magjinë t’i bëjë edukatoret dhe tërë stafin, si të ishin të një gjaku me fëmijët, njëqind herë përtej detyrës.

Ja përse ato i dëgjon të thonë se puna e tyre është ndryshe nga e shumë të tjerëve. Dita e tyre nuk është punë-shtëpi, por Shtëpi-shtëpi. Nuk ka motiv më të bukur për t’i bërë të lehta vështirësitë dhe për t’i bërë gëzimet që të peshojnë rëndë.

Me këtë ndjesi ato kaluan për bukuri Krishtlindjet dhe përgatisin tani festimet e fundvitit, kur edhe miqtë e kësaj Shtëpie pritet të jenë më të shumtë.

Trokit e zgjo edhe ti dhe fal dashuri e mirësi, që të hapet një botë plot ngjyra jete përpara teje.

Thoma Nika – /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Butrint: jo vetëm murret duhen mirëmbajtur

Next Post

Përplasja e kushërinjve gjirokastritë: letër e Gary-it për foltoristen Angelakis

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”
Sociale

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”

26 Maj, 2023
Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…
Sociale

Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…

20 Maj, 2023
George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!
Sociale

George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!

16 Maj, 2023
Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”
Sociale

Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”

11 Maj, 2023
OBSH: COVID-i mbarroi!
Sociale

OBSH: COVID-i mbarroi!

6 Maj, 2023
Një peshkaqen në ujrat shqiptare të Jonit: a duhet patur frikë?
Sociale

Një peshkaqen në ujrat shqiptare të Jonit: a duhet patur frikë?

4 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.