Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Tekat e një liqeni: kur midhja do ngordhte brenda 48 orësh dhe ç’është urgjente tani

by PorositWeb
24 Mars, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ing. Harillaq Vjeri

Më 1960, si pasojë e devijimit të lumit të Bistricës në Detin Jon për efekt të bonifikimit të fushës së Vurgut, e pas 2-3 vitesh si pasojë e ndryshimit të kushteve hidrokimike, u shfaq midhja në liqenin e Butrintit.

Nga viti 1966 filloi të kultivohej midhja në mënyrë artizanale.

Fillimisht e gradualisht u kalua në ndërtimin e impianteve industriale. Në vitet 1982 – 1986 u ndërtuan 78 impiante tip betoni në kapacitet total 45 kv midhje në vit. Specifike është se liqeni i Butrintit ka dy shtresa: nga 0- 7 metra ka shtresë me jetë biologjike, poshtë 7 metrave  është i pajetë me prezencë të H2S.

Në prill të vitit 1979, si pasojë e fenomenit të bashkimit të dy shtresave ngordhi midhja totalisht brenda 48 orëve. U quajt një dëm ekonomik i madh dhe qeveria e asaj kohe ngriti një grup studimor të përbërë nga institucione prestigjioze të kohës, siç ishte ai i Fizikës Bërthamore, Instituti i Gjeologjisë dhe Hidrometereologjisë, të cilat bashkëpunuan e Institutin e Peshkimit dhe specialistët e ndërmarrjes së peshkimit. Pas dy vjetësh, konkluzionet ishin: thellimi i kanalit që komunikon me detin me draga, si dhe futja e ujit të Bistricës të komanduar të cilat funksionuan normalisht gjatë asaj kohe. Ritheksoj se liqeni i Butrintit është një liqen me risk. Ky riskim është shtuar gjatë viteve të fundit si pasojë e ngrohjes globale që ka sjellë rritjen e temperaturës së ujit në verë dhe zvogëlimin e baticë – zbaticës.

Temperaturat i kalojnë 28 gradë kur midhja pranon deri në 25 gradë për të jetuar. Si pasojë e devijimit të lumit të Bistricës është e vërtetë që u pakësua prodhimi i peshkut por u shtua aktiviteti i midhjes, e cila në vitin 1988 arriti në prodhimin  42 mijë kuintalëve. Nga këto, 7 mijë u eksportuan të gjalla në Itali dhe pjesa tjetër u konservua në ndërmarrjen ushqimore, që sot me çmimin e tregut arrijnë një të ardhur rreth 2 milionë dollarë.

Pas vitit 1994 në liqenin e Butrintit operojnë rreth 30 grupe të vogla kultivues midhjesh që sot përballen me disa fenomene, siç është shfaqja e iriqit që pengon peshkatarët në gjueti, kështu që në këto kushte kërkohet mbështetje nga qeveria për të studiuar e mbështetur ata me investime në rregullimin e impianteve të midhjes si dhe thellimi urgjentisht i kanalit që lidh detin me liqenin.

Një problem i cili duhet të shqetësojë prodhuesit e midhjes është ruajtja e ekosistemit, ruajtja e ambjentit nga ndotjet që krijohen nga zierjet e midhjes, pasi detyrohen se s’kanë ku e çajnë.

Mendoj se për t’u mbështetur prodhuesit e midhjes duhen bërë këto veprime: të zgjidhet problemi i eksportit të midhjes nga Ministria e Bujqësisë, pasi në liqenin e Butrintit është investuar edhe nga KE për deporimin dhe çertifikimin e midhjes për treg dhe eksport; të zbatohet çdo vit pastrimi i kanalit të futjes së ujit të ëmbël të komanduar, si dhe çdo 5 vjet minimum, pastrimi me dragë i kanalit që lidh detin me liqenin.

Mendoj se për specifikën që ka liqeni i Butrintit të kryhen studime hidrokimike dhe hidrogjeologjike për t’u dhënë zgjidhje problemeve që shfaqen në mënyrë periodike.

Shoqata e kultivuesve të midhjes dhe peshkatarëve, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Peshkimit të luftojnë për ruajtjen e mjedisit si dhe kushtet higjieno – sanitare në liqen. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Te DEA e Limos Dizdarit: kështu u prit ekuinoksi pranveror në Ksamil

Next Post

Qafë Gjashta thërret për një mbikalim: aty ku përplasen makina e rrezikohen njerëz

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Nga sot, Shqipëria vetën me një Apel
Sociale

Nga sot, Shqipëria vetën me një Apel

1 Shkurt, 2023
Anektoda: ç’është korrupsioni politik?
Sociale

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

30 Janar, 2023
Shuhet Isuf Kalo: ikja “gojëkyçur” e një tepelenasi për një tropojan
Sociale

Shuhet Isuf Kalo: ikja “gojëkyçur” e një tepelenasi për një tropojan

19 Janar, 2023
Tërmetet: një fakt i panjohur për Shqipërinë
Sociale

Tërmetet: një fakt i panjohur për Shqipërinë

19 Janar, 2023
Shuhet njeriu më i vjetër në botë: kush ishte murgesha Lucile Randon?
Sociale

Shuhet njeriu më i vjetër në botë: kush ishte murgesha Lucile Randon?

18 Janar, 2023
Erdhi dita: jo thjesht roje, polic në çdo shkollë!
Sociale

Erdhi dita: jo thjesht roje, polic në çdo shkollë!

12 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.