Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Tërmetet: një fakt i panjohur për Shqipërinë

Pretendimet e një inxhinieri italian, rrëzuar nga specialistët shqiptarë

by Saranda City
19 Janar, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Pas të tjera lëkundjeve të frikshme sizmike në Shqipëri, në zonën verilindore, përfshirë dhe Tiranën, Arkivi Shtetëror sjell një fakt të panjohur deri më sot mbi Shqipërinë në raport me tërmetet; atë që një studim italian e rendit vendin tonë si vendin e dytë pas Japonisë si zonë e nxehtë sizmike në glob, gjë që në fakt nuk është vërtetuar në praktikë dhe që është kundërshtuar fort nga specialistët shqiptarë.

Në rubrikën e saj të përditshme “A e dini se”, Arkivi shkruan:

“Një studim italian e rendiste Shqipërinë si vendin e dytë në botë (pas Japonisë) si zonë sizmike?

Dokumenti që publikojmë sot është një relacion i mbledhjes së Këshillit të Ministrave në viti 1952.

Në këtë mbledhje, Mehmet Shehu shprehet se vendi ynë ka rrezikshmëri të lartë për tërmetet, duke iu referuar një studimi të italianëve me në krye inxhinier Morrellin ku thuhej se Shqipëria vjen e dyta pas Japonisë si zonë sizmike.

Po sipas këtij studimi, kryeqyteti i vendit ishte epiqendra dhe për këtë arsye ndërtimet duhet të beheshin të sigurta për të përballuar tërmete të forta deri në 7 ballë.

Nërkohë specialistët tanë e rrëzonin si ide duke thënë se në studimet e Morrellit ka ekzagjerime dhe se Shqipëria duhet të ndiqte rregullat e ndërtimeve që përdorte B.S”.

Pra, deri më tani nuk është provuar pretendimi i inxhinierit italian, së paku në raport krahasues me Japoninë. Megjithatë, jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni, është shndërruar në një lloj mini Japonie prej lëkundjeve të shpeshta, tashmë dhe me të ankthshme pas tërmetit fatal të fundnëntorit 2019-të me 51 jetëhumbje dhe shkatërrime katastrofale në Shqipërinë e Mesme për një vend si i yni. /sarandacity.al/  

Previous Post

Fqinji i Shqipërisë që “po blihet” nga të huajt

Next Post

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Rama: Copëza arti në shëtitoren e Sarandës
Shoqëri

Rama: Copëza arti në shëtitoren e Sarandës

1 Prill, 2023
Fjalët e para të Olti Çaçit për opinionin sarandiot
Politikë

Fjalët e para të Olti Çaçit për opinionin sarandiot

29 Mars, 2023
Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Turistët e huaj, shpenzime rekord në Shqipëri

28 Mars, 2023
Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH
Rend

Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

28 Mars, 2023
Rikthehet Basha!
Politikë

Rikthehet Basha!

27 Mars, 2023
Alarmi i fuqisë punëtore, thirrja: Pagat, pagat, pagat…!
Ekonomi

Alarmi i fuqisë punëtore, thirrja: Pagat, pagat, pagat…!

27 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.