Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Tërmeti në Siri: edhe një prift grek mes qindra viktimave

Kush ishte Imad Daher, i cili humbi dhe një sy në luftë?

by Saranda City
8 Shkurt, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Një figurë e dashur për komunitetin e krishterë në veri të Sirisë ishte At Imad Daher, i cili u vra në Aleppo gjatë tërmetit vdekjeprurës që goditi Sirinë dhe Turqinë të hënën, raportojnë mediat greke.

Daher, i cili ishte me prejardhje maronite libaneze dhe i përkiste Kishës Katolike Greke Melkite, është një nga (deri tani) 1832 viktimat e tërmetit nga pala siriane.

Në kohën e tërmetit, Daher ishte në rezidencën e ish-kryepeshkopit të Aleppos, Jean-Claude Zanbas. Ashtu si qindra viktima të tjera, ai u bllokua në rrënojat e shtëpisë dhe u gjet i vdekur disa orë më vonë. Zanbar u shpëtua dhe ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

Daher i shërbeu Kishës Katolike Romake në Siri. Ai ishte më i vogli nga tre vëllezërit, ndërsa kishte edhe një motër. Ndërmjet viteve 1991-1997 ishte në një manastir në Liban, ndërsa më vonë shkoi në Aleppo ku kërkoi të shugurohej meshtar. Ai u bë dhjak në vitin 2002 dhe prift vitin e ardhshëm.

Shpërthimi i luftës civile në Siri në vitin 2011 e gjeti atë në vend. Më 10 tetor 2012, ai u plagos rëndë kur kryepeshkopata në Aleppo u sulmua. Daher humbi njërin sy (që atëherë ka pasur një artificial) dhe plagosi dorën. Ai u shtrua në spital në Liban, por u kthye shpejt në Siri, pasi siç tha, “bariu nuk e braktis kopenë, përndryshe ujku do ta hajë”.

Tërmeti goditi qytetet në veri të Sirisë me popullsi të konsiderueshme të krishterë, ortodokse dhe katolike, si Aleppo, Homs, Latakia dhe Hama. Kishat katolike dhe institucione të tjera gjithashtu u shkatërruan ose u dëmtuan.

Kisha Melkite, së cilës i përkiste edhe Daheri, vjen nga të krishterët e Sirisë, mes tyre dhe grekë, të cilët përqafuan doktrinën katolike romake. /sarandacity.al/

Previous Post

Protestë e rrallë në Vlorë: kur populli është me qeverinë!

Next Post

Përmirësimi i integruar urban i Ksamilit, Orikumit dhe Borshit: interes nga pesë kompani

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Rama: Copëza arti në shëtitoren e Sarandës
Shoqëri

Rama: Copëza arti në shëtitoren e Sarandës

1 Prill, 2023
Fjalët e para të Olti Çaçit për opinionin sarandiot
Politikë

Fjalët e para të Olti Çaçit për opinionin sarandiot

29 Mars, 2023
Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Turistët e huaj, shpenzime rekord në Shqipëri

28 Mars, 2023
Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH
Rend

Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

28 Mars, 2023
Rikthehet Basha!
Politikë

Rikthehet Basha!

27 Mars, 2023
Alarmi i fuqisë punëtore, thirrja: Pagat, pagat, pagat…!
Ekonomi

Alarmi i fuqisë punëtore, thirrja: Pagat, pagat, pagat…!

27 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.