Tetë dekada më parë, një i ri nga Piqerasi, Vasil Llaçi, por që historiografia shqiptare ia shkruante mbiemrin si Laçi, do i kryente atentat Viktor Emanuelit III.
Viktor Emanueli III kishte planifikuar një vizitë në Shqipëri që prej 12 prillit 1941 dhe një muaj më pas e kreu këtë vizitë, pasi u sigurua nga policia fashiste italiane e Tiranës se ishin marrë të gjitha masat e sigurisë. Llaçi merr vesh për vizitën e Viktor Emanuelit në Shqipëri pesëmbëdhjetë ditë para ardhjes së tij, më 2 maj, 1941.
Më pas, arriti të gjejë një punë në International Hotel, ku Viktor Emanueli do të qëndrojë, dhe te marrë hua një pistoletë M1915 Beretta nga Pëllumb Koka, një tjetër patriot shqiptar. Më 17 maj, 1941, 19-vjeçari Vasil Llaçi i veshur me një kostum kombëtar shqiptar ka shtirë mbi makinën e cila transportonte Viktor Emanueli III dhe Shefqet Bej Vërlacin, kryeministër i Shqipërisë i shoqëruar nga ministrat e qeverisë. Ai qëlloi shtate herë në drejtim të tyre, por pa mundur të vrasë vërtetë perandorin.
Llaçi u arrestua menjëherë dhe u ekzekutua me varje dhjetë ditë më vonë. Për të parandaluar zemërimin e njerëzve dhe shtyrjen e tyre në kryengritje të mundshme, qeveria fashiste italiane ia atribuoi sulmin e tij çështjeve ekonomike, se gjoja e kishte me Shefqet Bej Vërlacin.
Pamjet filmike tregojne per nje aktivitet të organizuar në 2001 me rastin e 60- vjetorit të atentatit, ku me rëndësi janë dy dëshmimtarë okularë, motra e tij dhe shenvasioti Stillo Mekshi. /sarandacity.al/
https://youtu.be/dyl0KkTkLtM