Një 49-vjeçar me banim e investime në Sarandë, pronar i një hoteli në Turizëm – Cukë dhe i godine shpërbimesh në qendër, me origjinë nga Roskoveci, u ekzekutua në Tiranë në një atentat tipik mafioz.
Edmond Papaj, 49 vjeç, u shua rrugës për në spital, pasi u qëllua me disa plumba pistolete nga një person me kapuç.
Në pistat e para të arsyeve të kësaj vrasjeje, është ajo e ndonjë rivaliteti apo larje hesapesh, pasi viktima kishte një të kaluar në Greqi si i dënuar për afera droge. /sarandacity.al/