Një tjetër atentat ndaj një shqiptari është regjistruar orët e fundit në Greqi. Fjala është për një 34-vjeçar, i cili është qëlluar në Kifisia.
Ai u gjet i mbuluar me gjak në anë të një rruge, nga drejtues automjetesh të cilët njoftuan policinë.
Autoritetet besojnë se vendi ku ai u gjet nuk ishte vendi ku u qëllua. Dyshohet se është qëlluar dhe më pas është hedhur në rrugë.
Shqiptari është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën.
34-vjeçari është një “kriminel” shkruajnë mediat greke, pasi akuzohet për grabitje, vjedhje dhe përdhunim.
Ndodh kjo vetëm pak disa pasi një emigrant nga Tepelena, pronar i një restoranti në qendër të Athinës, u qëllua për vdekje. Atentati u klasifikua si “larje hesapesh”. /sarandacity.al/