Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Trafik me sirianë: “Stop” policor te Ura e Kranesë, katër të arrestuar (pamje)

by PorositWeb
24 Nëntor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjerë të arrestuar në Sarandë për trafik emigrantësh nga Lindja.

Një operacion i koduar si “Kranea”, ka vënë në pranga 4 shtetas, të cilët, kundrejt 300 eurove, po transportonin një grup sirianësh.

“Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, me destinacion final vendet e BE-së, shërbimet e Policisë në Komisariatin e Sarandës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Delvinë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Kranea’, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

– E. S.,19 vjeç, K. R., 20 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë në Konispol, në afërsi të kufirit të gjelbër me shtetin grek, 6 shtetas sirianë që kishin hyrë në mënyrë të parregullt në vendin tonë, me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës 300 euro, me destinacion final vendet e BE-së.

Në kuadër të operacionit, në urën e Kranesë, është bërë bllokimi i dy automjeteve dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartpërmendur.

Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar dy automjete të marra me qira në Tiranë, 6 aparate celulare dhe një shumë parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin policer, ku serviren dhe pamjet përkatëse të operacionit. /sarandacity.al/

https://youtu.be/TPmZA8ytPU4

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Delvina humbet qytetaren, familjaren, zyrtaren dhe demokraten shembullore

Next Post

Qëndrimet: Zhupa përballë Këlliçit, 18-ta përballë 11-ës

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 1

  1. รากฟันเทียมโคราช says:
    4 javë ago

    924581 14518I agree with most of your points, but a couple of require to be discussed further, I will hold a small speak with my partners and possibly I will appear for you some suggestion soon. 270172

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.