Tre ngjarje të rëndë janë regjistruar sot në Sarandë, Durrës e Tiranë.
Së fundmi raportohet se rreth orës 11:50, në rrugën “Isuf Balta”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte, I. K., 20 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë rreth orës 11:40, ka shkuar në urgjencën e Spitalit Durrës, F. A., 49, pasi duke punuar në një banesë në fshatin Xhafzotaj dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Më herët rreth orës 10:28, është paraqitur për ndihmë mjekësore tek urgjenca e spitalit Sarandë shtetasja R.L., 72 vjeçe, banuese në Sarandë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj dhe ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetësore. /sarandacity.al/