Një ndër shkollat me të njohura në Gjirokastër, ajo 9-vjeçare “Naim Frashëri”, ka rënë pre e një grabitjeje.
Kjo shkollë është e pozicionuar në pjesën e sipërme të qytetit dhe nuk është hera e parë që e pëson në këtë lloj forme.
Asaj i është shqyer dera kryesore, nga kanë hyrë dhe grabitësit(nëse kanë qenë disa), por ende nuk është e qartë se ç’është marrë prej aty.
Në raste të tilla synohen kompiuterët, si gjëja më me vlerë që mund të gjendet aty. Ndërsa dikur, nëse vidhej një shkollë, synim ishin topat te palestra. /sarandacity.al/