Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Turizmi drejt normalitetit: shqiptarët më shumë brenda vendit, të huajt akoma me rënie

by PorositWeb
21 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter
Pandemia ka nxitur shqiptarët që të pushojnë më shumë brenda vendit duke bërë kështu që në strukturat akomoduese numri i tyre në tremujorin e dytë të vitit të jetë në rritje në raport me të njëjtën periudhë në vitin 2019 kur COVID-19 ende nuk ishte shfaqur.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë disa nga tendencat që po shoqërojnë këtë vit reflektuar kjo në shifrat e mbledhura nga strukturat akomoduese. Kështu numri i rezidentëve në strukura akomoduese u rrit me rreth 11 për qind ndërkohë që numri i jorezidentëve që shënoi nivelin 97 mijë në tremujorin e dytë mbetet pak më shumë se gjysma e asaj të vitit 2019. Sigurisht në raport me vitin 2020 kur Shqipëria ishte nën efektin e karantinës dhe kufizimeve shifrat e 2021 sa i takon tremujorit të dytë janë dukshëm të larta.

“Në tremujorin e dytë 2021, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 3,9 herë, në krahasim me tremujorin e dytë 2020. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 2,4 herë; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 8,9 herë;

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 3,9 herë, në krahasim me tremujorin e dytë 2020. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 2,1 herë;  numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 9,7 herë” thuhet në publikimin e INSTAT.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

I njëjti nënvizon se sa i takon vizitorëve gjatë tremujorit të dytë 2021, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 3,9 herë, krahasuar me tremujorin e dytë 2020. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 6,6 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 5,1 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime kolektive” ka shënuar rritjen më të lartë prej 5,7 herë.

“Në tremujorin e dytë 2021, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:  sipas rajoneve në “Rajonin e Qendër“ (43,1 %);  sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (63,4 %);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,2 %)” thuhet në publikim.

Netë qëndrimet në rritje

INSTAT vlerëson se ka një rritje edhe të netë qëndrimeve në struktura përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti në raport me vitin 2020. Gjatë tremujorit të dytë 2021, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 3,9 herë, në krahasim me tremujorin e dytë 2020.

“Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 4,7 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 3,2 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 5,5 herë”

Në prill-qershor interesi drejt detit

Në periudhën prill-qershor interesi i turistëve duket se ka qenë drejt detit dhe kryesisht në sy bie Durrësi që është në rajonin qëndror. Në raportin det apo mal i pari dominon.

“Në tremujorin e dytë 2021, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:  sipas rajoneve në “Rajonin e Qendër“ (44,9 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (71,9 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,0 %)” thuhet në dokument.

Norma neto e shfrytëzimit

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij tremujori, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 12,3 %, kundrejt 4,4 % që ishte në tremujorin e dytë 2020. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 11,4 %, kundrejt 4,6 % që ishte në tremujorin e dytë 2020” vlerëson INSTAT.

Tags: Kryesore
Previous Post

Greqia, tjetër gardh frike

Next Post

EkoKampusi i harruar i Sarandës: ç’premtim do jepte Rama në 2015-ën

PorositWeb

Related Posts

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)
TË FUNDIT

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)

8 Gusht, 2024
Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan
TË FUNDIT

Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan

8 Gusht, 2024
Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!
Kryesore

Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!

6 Gusht, 2024
Edhe Santorini bosh!
TË FUNDIT

Edhe Santorini bosh!

6 Gusht, 2024
Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”
TË FUNDIT

Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”

3 Gusht, 2024
Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv
TË FUNDIT

Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv

28 Korrik, 2024

Comments 4

  1. grimms says:
    2 muaj ago

    991520 21206I believe this site contains some really very good information for everyone : D. 248605

  2. lottorich28 says:
    2 muaj ago

    421633 783893I conceive this web internet site has got some really superb information for everyone : D. 956341

  3. pgslot168 says:
    2 muaj ago

    590499 752594Immigration Lawyers […]the time to read or check out the content material or web sites we have linked to below the[…] 716643

  4. gym equipment shop says:
    1 muaj ago

    184293 62862Was koche ich heute – diese Frage stellen sich tag fuer tag viele Menschen. Und wir haben tag fuer tag die perfeckte Antwort darauf! Besuchen Sie uns auf unserer Webseite und lassen Sie sich von uns beraten . Wir freuen uns auf Sie! 90406

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.