Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Turizmi, tregues si para krizës: polakët “garojnë” me kosovarët

by PorositWeb
24 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Turizmi po u rikthehet gradualisht niveleve të parakrizës pandemike, konstaton Monitor.

Në qershor, në vend hynë 604 mijë shtetas të huaj, raportoi INSTAT.

Në krahasim me të njëjtin muaj të 2020-s, kur vendi ishte në pandemi, shifra është 3.4 herë më e lartë. Ndërsa në raport me 2019-n, hyrjet e shtetasve janë vetëm 4% më të ulëta.

Ky rikuperim, në raport me 2019-n, ka ardhur tërësisht nga turistët nga Kosova. Hyrjet e tyre ishin 62% më të larta në krahasim me qershorin 2019. Shtetasit nga Kosova po mbajnë peshën kryesore të turizmit në vend, duke përbërë 55% të hyrjeve totale në qershor të këtij viti, nga 34% në të njëjtën periudhë të 2019-s.

Maqedonia e Veriut pa një rritje të lehtë prej 1% në krahasim me 2019-n, duke zënë vendin e dytë (11% të hyrjeve në total)

Hyrjet e shtetasve të tjera vijuan të ishin me rënie të fortë, sidomos nga Greqia (-65%) dhe nga Gjermania (-49%).

Polakët po rikthehen dhe në qershor hynë gati 20 mijë shtetas nga ky vend, ndonëse shifra ende mbetet 23% më ulët se 2019-a.

INSTAT raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin qershor 2021, janë 939.872. Krahasuar me qershor 2020, ky tregues rezulton me një rritje 2,6 herë.

Në qershor 2021, numri i shtetasve të huaj që hynë në territorin shqiptar është 604.381.

Krahasuar me qershor 2020, ky numër është rritur me 3,4 herë.

Hyrjet e shtetasve

Numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë 6-mujorit të parë të 2021, është 1.687.919, duke u rritur me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në 6-mujorin e parë të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, janë Polonia, e cila ka pasur rritjen më të madhe me 13,8 herë dhe Zvicra me 2,7 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 69,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2021, janë 873.582 duke shënuar një rritje me 2,3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2021, janë 371.750. Krahasuar me qershor 2020, ky numër është rritur me 54,3 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2021, janë 501.832. Krahasuar me qershor 2020, ky numër është rritur me 3,5 herë.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë në 6-mujorit të parë të 2021, është 1.703.123. Ky tregues është rritur me 23,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Monitor/

Tags: Kryesore
Previous Post

Simbolika trishtuese e një fasade, si fotografi e krizës sonë komunitare

Next Post

A ka logjikë epidemiologjike ora policore 24.00 – 6.00?

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Përmirësimi i integruar urban i Ksamilit, Orikumit dhe Borshit: interes nga pesë kompani
Sociale

Përmirësimi i integruar urban i Ksamilit, Orikumit dhe Borshit: interes nga pesë kompani

8 Shkurt, 2023
Tërmeti në Siri: edhe një prift grek mes qindra viktimave
Sociale

Tërmeti në Siri: edhe një prift grek mes qindra viktimave

8 Shkurt, 2023
Protestë e rrallë në Vlorë: kur populli është me qeverinë!
Sociale

Protestë e rrallë në Vlorë: kur populli është me qeverinë!

7 Shkurt, 2023
Befason Pirro Dhima: Në Greqi, racizëm dhe mbi mua!
Sociale

Befason Pirro Dhima: Në Greqi, racizëm dhe mbi mua!

7 Shkurt, 2023
Pse tërmetet në Turqi dhe Siri janë kaq vdekjeprurës?
Sociale

Pse tërmetet në Turqi dhe Siri janë kaq vdekjeprurës?

6 Shkurt, 2023
Nga sot, Shqipëria vetën me një Apel
Sociale

Nga sot, Shqipëria vetën me një Apel

1 Shkurt, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.