Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Udhëzim i ri: Mësuesit, cdo katër vjet në provim për vendin e punës

by PorositWeb
10 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër provim i shtohet listës së filtrave që i duhet një mësuesi, si për t’u punësuar ashtu edhe për të ruajtur vendin që ka.

Në një udhëzim të ri për mënyrën se si do të bëhet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësuesit, Ministria e Arsimit ka futur edhe testimin, përmes të cilit kërkon të zbulojë se sa është i angazhuar arsimtari me dijet e reja.

Ai që MAS-i nuk preferon ta quajë testim, por “identifikim të nevojave të mësuesit për zhvillim profesional”, në udhëzim presupozohet të zhvillohet çdo katër vjet. Në fund të tij, ekspertët e arsimit hartojnë një raport që identifikon fushat ku ka mangësi mësuesi.

Në dokument nuk thuhet se çfarë do të ndodhë me mësuesit e papërgatitur por thjesht i bëjnë “ftesë” të trajnohen kundrejt programeve me pagesë.

“Në zbatim të politikave arsimore të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, sportit dhe rinisë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar organizon çdo katër vjet identifikimin e nevojave për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë dhe harton raportin kombëtar.

ASCAP-i përgatit dokumentin ‘Shpallja e interesit për trajnimin e punonjësve arsimorë’ bazuar në standardet profesionale të mësuesit, nevojat për zhvillim profesional të identifikuara në raportin kombëtar të identifikimit të nevojave për trajnim të punonjësve arsimore dhe rekomandime”, citohet në udhëzimin nr.16 të firmosur në fund të muajit korrik dhe që është gati për t’u implementuar për vitin e ri shkollor.

Mësuesit i duhen së paku tri ditë trajnimi në vit, të barasvlershme me 18 orë trajnimi online ose të drejtpërdrejtë, por në raportin 50:50. Me këto 18 orë, mësuesi fiton një kredit, për koston e të cilit Ministria ka vendosur një tavan.

“Tarifa për një kredit nuk duhet të jetë më shumë se tarifa minimale e kreditit për ciklin e dytë të studimeve në fushën e edukimit në institucionet publike të arsimit të lartë. Pagesa dokumentohet me faturat përkatëse”, thuhet në nenin 6 të udhëzimit për zhvillimin profesional të mësuesve. /sarandacity.al/

 

 

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Fundi i një rrjeti droge në Greqi me kapo shqiptar: si ndaheshin detyrat

Next Post

Lë lamtumirën Luan Balani, vërvëjoti i njohur i Metoqit

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa
Sociale

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa

18 Mars, 2023
Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK
Sociale

Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK

16 Mars, 2023
Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore
Sociale

Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore

8 Mars, 2023
Vrau tre gra, asnjë pendesë
Sociale

Rasti Dan Hutra: vëllai e do të vdekur!

8 Mars, 2023
Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi
Sociale

Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi

7 Mars, 2023
Tragjedia hekurudhore greke: njeriu që akuzohet si shkaktar i saj
Sociale

Tragjedia hekurudhore greke: njeriu që akuzohet si shkaktar i saj

6 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.