Dy emrat femërorë që do përfaqësojnë Sarandën në parlamentin e ri, Anila Denaj dhe Ina Zhupa, përcllën mesazhet e tyre për Pashkët ortodokse.
E dyta, e përcolli urimin duke thënë se u takua me At Kozmain.
“Ju uroj Gëzuar Pashkën nga Kisha Orthodokse në Sarandë!
Pata kënaqësinë e një bisede të ngrohtë me At Kozmain, njeri i jashtëzakonshëm dhe me shume kontribute dhe vlera të rralla.
Në këto Pashkë ne duhet të ringjallim besimin që së bashku mund të shkojmë tek e mira dhe tek begatia.
Qofshin te bekuara per ju dhe familjet tuaja!”, shkruan Zhupa.
Ndërsa Denaj ka uruar thjesht:
“Gëzuar Pashkën!
Krishti u ngjall!
Vertet u ngjall!
Për të gjithë besimtarët ortodoksë, mbarësi e begati në familjet tuaja”. /sarandacity.al/