Meteorologia Adiola Bani tha se kjo valë e të nxehtit afrikan që ka përfshirë Shqipërinë do të vijojë deri në fund të qershorit, madje edhe 3-4 ditët e para të muajit korrik, duke regjistruar temperature deri në kufijtë e 40 gradëve.
“Vlerat tipike të muajit qershor janë 30 gradë celsius dhe gjatë kësaj vale të të nxehtit afrikan ne do të përjetojmë temperatura 40 apo 41 gradë celsius që janë relativisht 10 apo 11 gradë më lartë se vlerat normale të muajit qershor”, tha ajo.
Sipa saj, “qytetet më të nxehta janë si Kopliku, Kruja, Tirana, Elbasani, apo më në jug të Shqipërisë si Berati, Gjirokastra apo Tepelena, që do shënojnë edhe vlerat më të larta termike”. /sarandacity/