Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video të Sarandës.
Pamje nga shëtitorja e rikonstruktuar, nga pishat dhe palmat e qytetit, nga deti që të fton të kridhesh në të, nën tingujt e këngës “What a wonderful world”.
Me zërin e mrekullueshëm të Louis Armstrong, këto pamje vijnë kaq të bukura në sytë e ndjekësve të kryeministrit në Facebook.
“Shoh qiell ngjyrë blu, pak re të bardha, një ditë e bardhë e bekuar dhe mendoj me vete: Sa botë e mrekullueshme!”, strofa e famshme e kësaj kënge që mesa duket nuk është një zgjedhje e rastësishme. /sarandacity.al/
https://youtu.be/eStwRpMKBmg