Bashkia Finiq raporton se ka bërë gati të gjitha shkollat e saj për nisjen e vitit të ri shkollor.
Ajo i mëshon fort procesit të dezinfektimit, pasi siç thotë, virusi është akoma mes nesh.
“Bashkia Finiq, në këtë fillim të vitit të ri shkollor, tashmë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kthimin e sigurt të nxënësve në bankat e shkollës.
Ekipet e drejtorisë së shërbimeve të bashkisë vazhduan punën me pastrimin, riparimin dhe lyerjen e plotë të oborreve, shkollave dhe klasave, për funksionimin e tyre sa më të mirë.
Në të njëjtën kohë, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, u krye dezinfektimi i nevojshëm, pasi virusi COVID-19 është ende në mes nesh.
Shërbimet shëndetësore janë në gadishmëri për të zbatuar të gjitha protokollet shëndetësore, duke siguruar për studentët e vegjël, antiseptikë, dezinfektues dhe gjithçka të nevojshme për respektimin e rregullave të higjienës.
Gjatë gjithë kohës, Kryetari i Bashkisë, z. Kristo Kiço, ka ndjekur proçesin, duke deklaruar: ‘Ne vazhdojmë të përpiqemi për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm në shkolla, shëndeti dhe siguria e nxënësve është qëllimi dhe përparësia jonë kryesore’”, thuhet nga Bashkia minoritare. /sarandacity.al/
281299 23850Its not that I want to duplicate your web site, but I really like the style. Could you tell me which design are you utilizing? Or was it custom created? 895359
180543 144202An intriguing discussion is worth comment. Im confident that you basically write regarding this subject, may possibly possibly not be considered a taboo topic but typically persons are too small to communicate on such topics. To one more. Cheers 156866