Tashmë ka nisur rrugëtimin një kabinet i ri qeveritar, me ministra të rinj dhe emra të vjetër që kanë qëndruar, por cila nga ministritë ka performuar më mirë gjatë vitit 2020 që ishte edhe përballja kryesore me COVID 19?
Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, duket se kanë pasur performancën më të mirë nga të gjitha ministritë e tjera gjatë vitit që lam pas, duke kapur një total pikësh përkatësisht prej 63 dhe 61, nga 72 pikë gjithsej.
Gjatë vitit që lam pas, dy ministritë me perfomancën më të mirë drejtoheshin nga Anila Denaj dhe Sandër Lleshaj, që aktualisht nuk janë më në këtë detyrë.
Raporti i auditimit i bërë nga Ministrisë Financave, ka listuar ministritë e linjës sipas treguesve të performancës, ky ministria e Brendshme rezulton me përmirësim krahasuar me vitin 2019, ndësa Financat me rënie.
Më pas renditet Ministria e Infrastrukturësë dhe Energjisë, e Mbrojtes dhe e Arsimit.
Ndërsa në 4 vendet e fundit renditen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë dhe e mbyll listën Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me 39.5 pikë.
Të tre ministritë e përmendura në fund, rezultojnë në perkeqësim të perfomancës.
Rankimi është bërë duke analizuar në total 18 tregues të performancës, si realizimi i shpenzimeve buxhetore, reduktimi i nivelit të detyrimeve të prapambetura, realizimi i shpenzimeve kapitale, numri i urdhër prokurimeve të paautorizuara, etj. /Scan/