Në Vlorë, dy persona janë proceduar penalisht “prishje të qetësisë publike”, për shkak të manisë së njohur për t’ia ngritur zërin muzikës, një gjë që ndodh dhe në Sarandë.
Policia njofton se gjatë kontrolleve në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë konstatuar dhe kanë proceduar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin B. L., banues në Tiranë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në lokalin e tij.
Po ashtu është proceduar penalisht edhe shtetasi O. B., banues në Vlorë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në një mjet lundrues tip gomone.
Por ndryshe nga Vlora, të tilla masa ende s’e ekzistojnë në Sarandë. Ditën apo në mbrëmje, në fragmente të ndryshme kohore, në zemër të Sarandës, pra në shëtitore apo dhe tej saj në det, ndodh që dikush t’ja ngrejë për qejf volumin muzikës, pa u merakosur se mund t’i vijë policia. /sarandacity.al/