Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Vrasja e qenve endacakë në Tiranë: kujt i këputet shpirti dhe reagon në Sarandë

by
6 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta me moton “Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve” pas zhdukjes së kafshëve endacake në Tiranë, ka zgjuar revoltën tek qytetarët që kanë reaguar e kanë dalë për mbrojtjen e të drejtave të qenieve që nuk mund të mbrojnë veten.

Protestuesit kërkuan mbylljen e Spitalit të Kafshëve në Kombinat, duke akuzuar drejtuesen e institucioneve se po dhunon kafshët dhe se brenda godinës i vrasin me acid, ndërkohë që nuk kanë munguar përplasjet edhe me punonjësit e Policisë.

Gjithçka nisi pasi një video të publikuar nga “Animal Rescue Albania”, e cila është bërë virale ditën e djeshme.

Po në Sarandë kush reagon për këto çështje?

“Shatërvan Idesh” është një faqe në facebook e krijuar nga më shumë se 15 anëtarë të cilët vijnë nga shtete të ndryshme dhe disa prej tyre jetojnë në qytetin e Sarandës.

Vitin e kaluar, ky grup bamirës në Sarandë morri përsipër sterilizimin e qenve të rrugës nga dhjetori deri në shkurt.

Në Sarandë ka një numër të madh të qenve dhe maceve të rrugës.

Numri i tyre rritet edhe më shumë pasi dita ditës lindin këlyshë dhe kotele të tjera. Projektigji kundra keqtrajtimit të kafshëve ndalon vrasjen e kafshëve të rrugës dhe kush e bën diçka të tillë mund të dënohet deri në dy vjet burg.

 

Pra, duhet gjetur një mënyrë tjetër për të kontrolluar shtimin e numrit të tyre pa përdorur veprime mizore si helmimi apo vrasja.

Në shumicën e vendeve Evropiane ekziston një mënyrë shumë e suksesshme. Quhet TNR, (Trap. Neuter. Return) Kap. Neutralizo. Lësho.

TNR nënkupton se qentë dërgohen te veterineri, sterilizohen, shërohen dhe pas periudhës së shërimit kthehet aty ku është marrë për të jetuar normalisht por pa pasur më mundësinë të riprodhohet. Si përfundim, ky program do të ulë numrin e qenve të rrugës në një nivel më të menaxhueshëm.

Kjo inisiativë e këtij grupi ka sterilizuar shumë qen dhe mace të rrugëve dhe madje shumë prej këtyre kafshëve është strehuar në shtëpi prej tyre dhe iu është gjetur një strehë.

Pas protestës së tre ditëve më pare, “Shatërvan Idesh” ka bërë thirrje në faqen e saj që të huaj dhe shqiptarë të firmosin peticionin kundër qeverisë shqiptare për vrasjen e këtyre qenve në Tiranë. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Denaj nga Saranda: Programi ekonomik i PS, në mbështetje të biznesit

Next Post

Kandidatët Anila Denaj dhe Niko Kuri, takim në lagjen 1

Related Posts

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij
Sociale

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij

30 Shtator, 2023
Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën
Sociale

Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën

25 Shtator, 2023
Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.