Si destinacion të fundjavës, kryebashkiaku Gurna zgjodhi xhaminë në qendër të qytetit, e cila daton që nga shekulli i kaluar.
Në një të dhënë telegrafike, i pari i Sarandës shkruan se ajo është ndërtuar me kontributin e motrave të Mbretit Zog.
“Xhamia e Sarandës është ndërtuar në vitin 1935, me kontributin e motrave të Mbretit Zog. Në vitin 1967 ajo pushoi së funksionuari si objekt kulti duke tjetërsuar edhe funksionin e saj, për t’iu rikthyer besimtarëve në vitin 1991.
Xhamia vazhdon të jetë në të njëjtin imazh fizik dhe strukturë si në vitin e ndërtimit. Përjashtim bën vetëm minareja, e cila, pasi u shemb në vitin 1967 u rindërtua në vitin 2004.
Xhamia e Sarandës, është veshur me gurë të skalitur së jashtmi, karakteristikë kjo e ndërtimeve të asaj kohe në jug të vendit. Pamja tërheqëse e objektit, vendndodhja në zemër të qytetit të dhe misioni i saj për qetësimin e shpirtërave dhe kultivimin e fuqisë dhe harmonisë së besimit, e bëjnë këtë objekt kulti të frekuentuar nga besimtarë të të gjitha moshave.
Xhamia e Sarandës tërheq gjatë sezonit veror, edhe mjaft turistë, të cilët e vizitojnë atë plot kërshëri”, shkruan Gurma për këtë objekt kulti të besimit islam. /sarandacity.al/
amazon priligy 2011 Oct; 5 5 661 71
800593 891977What a superb viewpoint, nonetheless is just not produce every sence by any indicates discussing this mather. Just about any technique thanks and also i had try and discuss your post directly into delicius but it surely appears to be an issue in your blogging is it possible you need to recheck this. thank you just as before. 667238