Në Parkun e Butrintit pati një tjetër prani fëmijësh, më saktë nxënës 9-vjeçareje, me mision njohjeje të zbulimeve më të fundit.
Kjo njoftohet nga vetë Parku, i cili shkruan:
“Në kuadër të ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore u organizua nje orë e hapur mësimore me nxënësit e klasës së 7-të të shkollës 9-vjeçare ‘Mehmet Xhaferi’- Xarrë, në zonën e gërmimeve arkeologjike në Akropolin e Butrintit.
Fëmijët u njohën me zbulimet e reja, mësuan sesa lehtë kombinohen periudhat e vjetra me teknologjinë moderne me qëllimin për të mbrojtur dhe pasuruar trashëgiminë tonë kombëtare.
Aktiviteti u zhvillua në mbështetje të programit Edukimi përmes Kulturës”. /sarandacity.al/