Sarandës iu rikthyer zjarret e rrezikshme në terrene të pyllëzuara me të tillë rënë në pyllin e Bistricës.
Kjo ndodhi mbrëmjen e së enjtes vonë, që gjithsesi, falë trupave zjarrfikëse, është arritur të izolohet e shuhet më pas.
Edhe pse terreni ka qenë i vështirë, i pamundur për makinën zjarrfikëse, ka patur efikasitet metoda e tubave në krah.
Paralel me këtë zhvillim, diku me tutje, në Gjirokastër, u rikthyen sërish zjarret, kësaj here dhe me shpërthime municionesh të mbetura prej vitesh në terren, por pa dëme në njerëz. /sarandacity.al/