Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

100 “Eva” dhe një i dashuruar mes tyre: ç’janë për Lefter Çekon 9 vitet e Art Galerisë së Sarandës

by PorositWeb
20 Mars, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Lefter Çeko nuk ndihet vetëm në galerinë e tij, zyrtarisht e Bashkisë, teksa vizituesit duken tek tuk për të kumbuar me hapat e tyre në ecejaken e ngadaltë nga punimi në punim. Tek e fundit, e tillë është një galeri arti, pa zhurmë dhe e përshpirtshme.

Ai është aty, së fundi, dhe mes 100 “Evave” shqiptare, punime kushtuar figurës së gruas, nënës, femrës, një ekspozitë hapur ditë më parë në kuadër të 8 Marsit.

Për ne, njerëzit e thjeshtë, ajo është thjesht një ekspozitë. Po, e tillë është. Por për Lefterin është një punë e madhe, tregues që ai ia ka dalë të bëjë të suksesshme një galeri, e cila ka qenë inisiativë e tij e para disa viteve, e bërë realitet dhe nga ata që e kuptuan se Sarandës i duhej një galeri e artit figurativ.


Në ekspozitën e fundit, atë të 8 Marsit, e cila ngërthen 100 vepra, të 100 autorëve, në 100-vjetorin e Bashkisë, kanë marrë pjesë emra profesionistësh dhe personalitetesh nga të gjitha trevat shqiptare, madje dhe nga diaspora, duke ofruar punë në të gjitha gjinitë dhe teknikat. Dhe kjo nuk është pak. Të tillë trend suksesi e ka ndjekur Art Galerinë e Sarandës përgjatë afro 10 viteve të ekzistencës së saj.

Sipas drejtuesit të saj, Lefter Çeko, kulmin e ka patur në 2016, me hapjen e një ekspozite nga fondi i Galerisë së Arteve në Tiranë, diçka e pazakontë, pasi bëhet fjalë për vepra të shoqëruara gjatë rrugës me forca policore.

 

Lefteri të përmend arritje të tjera të galerisë, siç prezenca në të e punimeve nga emra si Abdurrahim Buza, Vlash Dobroniku, apo dhe Helidon Haliti i brezit më të vonshëm, i cili solli në Sarandë shumë prej emrave të brezit të tij me punime.

Veçohet gjithashtu prej Lefterit një ekspozitë e studentëve shqiptarë nëpër botë, si dhe simpoziumi i Akuarelit, pra organizuar në Art Galerinë e Sarandës.

Që nga përurimi më18 maj 2012, kjo galeri numëron 50 ekspozita, 500 autorë dhe rreth 2500 vepra të ekspozuara.


“Jam i nderuar, pasi ideja u mbështet dhe erdhëm në këtë ditë që të ketë dhe ekspozita ndërkombëtare”, thotë Lefteri, i cili ka arritur të përmbushë një vizion të tijin që Saranda të ketë një galeri të arteve figurative, që nuk gjenden gjithkund në qytetet shqiptare, aq më pak të jenë të suksesshme gjykuar nga një bilanc që tregon prestigj.

“Bashkia nuk duhet të jetë vetëm një ofruese e shërbimeve publike por dhe aplikuese dhe promovuese e politikave të artit dhe kulturës”, konkludon Çeko, duke iu referuar përvojës së kësaj galerie. /sarandacity.al/  

 

 

 

 

 

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Gjimnazistja befasuese: me Letician, hasantasinsen që ëndërron drejtimin e Sarandës

Next Post

Për 22-vjeçaren që punë ka po pati profesionistë: pse biznesit sarandiot i duhet Vanesa

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike
Kulturë

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

21 Mars, 2023
Delvinë: një tjetër monument “i harruar” islam drejt rehabilitimit
Kulturë

Delvinë: një tjetër monument “i harruar” islam drejt rehabilitimit

18 Mars, 2023
Butrinti, zhvendosje nga Greqia në Shqipëri
Kulturë

Butrinti, zhvendosje nga Greqia në Shqipëri

15 Mars, 2023
Rajmonda Bulku si “Nënë Shqipëri”: pse regjisorialisht s’është e duhura
Kulturë

Rajmonda Bulku si “Nënë Shqipëri”: pse regjisorialisht s’është e duhura

1 Mars, 2023
Xhamia në qendër të Sarandës, nga kryebashkiaku në “destinacionin e fundjavës”
Kulturë

Xhamia në qendër të Sarandës, nga kryebashkiaku në “destinacionin e fundjavës”

18 Shkurt, 2023
“12 Rregulla për Jetën”: pse duhet lexuar?
Kulturë

“12 Rregulla për Jetën”: pse duhet lexuar?

1 Shkurt, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.