Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Drejt bregdetit me “tërbim”: sa drejtues mjetesh e pësuan nga Rrugorja në fundjavë

by PorositWeb
8 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Policia thotë se ka ndëshkuar shumë drejtues automjetesh të cilët në fluksin e lëvizjeve drejt bregdetit kanë bërë shkelje të rënda.

“Gjatë 24 orëve të fundit në akset nacionale duke filluar nga rruga e Kombit e deri në Sarandë e Korçë, pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve në qarkullim, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë gati dyfishin mbi normën e lejuar, apo kanë kryer parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë  duke u kthyer në burim potencial për përfshirje në aksidente rrugore .

 Nga patrullat e Policisë Rrugore  janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  

 Janë pezulluar 58 Leje drejtimi, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1679 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore, nisur nga fakti se në akset rrugore përgjatë gjithë ditës së sotme ka pasur dhe vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve që qarkullojnë në të dyja kahet e lëvizjes dhe tashmë fluksi më i madh është në kthim nga zonat bregdetare, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.  

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional”, thuhet në njoftimin e Policisë. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Çmimet: plazhet më të shtrenjta dhe më të lira nga Jugu në Veri

Next Post

Rama: Vaksinimi nuk pret!

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023
Rend

Balla shpalos vizionin antigjobë

22 Korrik, 2023
Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot
Rend

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

28 Maj, 2023
The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik
Turizëm

The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik

16 Prill, 2023
Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…
Kulturë

Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…

14 Prill, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.